Beja: Do të ketë negociata të gjata
Negociatat mes demokratëve dhe socialistëve do të zgjasin përtej tryezës së të enjtes mbrëma në Strazburg. Kryetari i komsionit të jashtëm, Fatos Beja, shprehet se maxhoranca nuk po toleron ne këtë takim të dyfishtë por dhe do të këmbëngulë në zbatimin e Kushtetutes.
"Nuk është se atje është shkopi magjik, nuk ka dyshim që gjithë kjo që thashë lidhet pikërisht me një prespektivë, jo thjesht të ditëve të ardhshme po të ditëve, javëve, muajve. Do të ketë patjetër dialog, debate, mbrojtje interesash të kundërta", tha Fatos Beja, kryetar i Komisionit te Jashtëm Parlamentar.
Por sipas Bejës i humburi nga keq përdorimi i ndërkombëtarëve do të jetë pikërisht Edi Rama. "U provua që cdo radikalizim nuk ta ofron zgjidhjen. Përdorimi i ndërkombëtareve për nevoja të ditës, të opozitës, nuk besoj se është frytdhënëse, sepse shqiptarët shikojnë të gjithë, gjykojnë të gjithë, kuptojnë të gjithë", tha Beja.
Elona Gjylmi