E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prelec: Kosova të forcojë sistemin gjyqësor

Kosova duhet të forcojë sistemin e saj të dobët gjyqësor dhe të sigurojë sundim të ligjit në mbarë vendin, nëse synon prosperitet dhe njohje më të gjërë ndërkombëtare. Kështu thekson raporti i fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave “Sundimi i Ligjit në Kosovën e Pavarur” duek shtuar se në të kundërten pa sundim të ligjit vendi do të mbetet i varfër dhe i izoluar.

“Ne nuk kemi parë një gatishmëri të Qeverisë së Kosovës për të punuar në funksionalizimin e gjyqësisë dhe fuqizimin e sundimit të Ligjit dhe ne besojmë që Kosova deri më tani nuk ka arritur të krijoj një sistem të drejtësisë funksional. Reformat në drejtësi, gjykata dhe polici duhet marrë me shumë seriozitet, dhe duhet të vazhdohet të mbështeten ato, dhe të sigurohemi që këto reforma të mos jenë vetëm kozmetike dhe formale por të jenë substanciale dhe gjithëpërfshirëse”, tha Marko Prelec, Drejtor për Ballkanin - ICG.

Prelec tha se qëndrimet e shprehura nga kryeministri Thaçi për hetimet që po zhvillon EULEX-i ndaj ministrit Limaj nuk kanë qenë aspak inkurajuse.

“Ne mendojmë se qëndrimet e para të kryeministrit dhe zyrtarëve tjerë qeveritar kanë qenë shumë të dëmshme dhe jo inkurajuese, por gjithashtu duhet thënë se qeveria nuk ka interferuar në hulumtimet e Eulex-it. Kështu që reagimet e këtyre zyrtarëve kanë qenë një retorikë e keqe dhe ne mendojmë se një gjë e tillë duhet të ndalohet dhe duhet të fillohet me mbështetje, por më e rëndësishmja është se ata duhet të fillojnë të bashkëpunues në këto hulumtime”, vijon Prelec.

ICG i sugjeron EULEX-it që ta bëjë funksional sistemin e drejtësië edhe në veri të banuar me serbë si dhetë veprojë kundër shkelësve të ligjit në këtë rajon. Ndërkohë ICG ka vërejtur se edhe komuniteti ndërkombëtarë është i ndarë në mbështetjen e EULEX-it për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Bul Salihu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›