E Diel, 1 Nëntor 2026

Dade:Topalli,ka grabitur vendet e opozitës në KE

Partia Socialiste ka reaguar ndaj ftesës së Kuvendit që opozita të përcaktojë emrat për delegacionin e asamblesë së KE-së. Në një konferencë për shtyp deputetia e PS-së Arta Dade ka theksuar se Topalli ka emëruar sipas orekseve të saj anëtarët dhe ka grabitur vendet që i përkasin përfaqësuesve të opozitës në delegacionin parlamentar në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës.
Sipas Dades, në mënyrë flagrante Topalli ka bërë edhe emërimin e anëtarëve të parlamentit që parashikohen si zëvendësues të delegacionit kryesor.
"Kjo në këndvështrimin e opozitës është e papranueshme dhe e dënueshme, dhe sigurisht bie ndesh me sugjerimet që vijnë pikërisht në draft rezolutën e fundit të asamblesë parlamentarë të këshillit të Evropës përmes komisionit të monitorimit, të cilët bëjnë thirrje që kriza politike duhet zgjidhur përmes dialogut. Aktet e Jozefina Topallit jo vetëm që nuk i shërbejnë uljeve të tensioneve, por përkundrazi japin një mesazh tejet negativ lidhur me angazhimin që duhet të manifestoj kjo mazhorancë lidhur me zgjidhjen e krizës" tha Dade.
Dade shtoi se Jozefina Topalli as nuk mund të emëroj opozitën dhe as nuk mund të përcaktoj cili do të përfaqësoj opozitën në këto delegacione të nderuara të asambleve respektove të organizmave që ne jemi anëtarë me të drejta të plota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›