E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati:Qeveria mbyti bujqësinë dhe blegtorinë në Shkodër

Nënsekretari për Programin në PS-së, Ervin Bushati ka deklaruar në një konferencë ëpr shtyp se qeveria Berisha mbyti bujqësinë e blegtorinë në Shkodër
"Me papërgjegjshmërinë në menaxhimin me sms të liqeneve mbi Drin, me një sms të vetme mbyti në ujë mundin, punën e bujqëve të qarkut Shkodër. Kjo qeveri thotë do nisë matjen e dëmeve ndërkohë që ende nuk i ka kthyer një përgjigje kërkesës së PS. Me cfarë do të jetojnë fermerët e nën Shkodrës?? Me farë do të mbajnë gjallë atë bagëti që u mbeti pas katastrofës? Masat e qeverisë janë të vonuara. Partia Socialiste ka theksuar disa herë me forcë se për këto familje duhet asistencë financiare me lekë në dorë për të bërë të mundur mbijetesën e tyre" theksoi Bushati.
Sipas tij qeveria duhet të lëvrojë mënjeherë fondin e asistencës për familjet e përmbytura. "Këto familje nuk mund të presin vetëm, nesër për të jetuar. Sot, sot duhet të jetojnë normalisht, pasi shkodranët nuk i patën asnjë faj Sali Berishës që i përmbyti me papaërgjegjshëri, duke luajtur me fatin dhe të nesërmen e tyre për të mbushur arkën bosh.
Qeveria është mjaftuar duke i futur këto familje në skemën e familjeve të varfra duke i dhënë 7500 lekë në muaj, që do të thotë 2500 lekë në ditë për një familje minimalisht me 4 veta. E thënë ndryshe kjo qeveri pasi ta mbush shtëpinë me ujë, pasi të shkatërron toka e bagëti të jep 65 lekë në ditë, ose një kafe në ditë, për të mbajtur frymën gjallë.
Kjo është e papranueshme" shtoi Bushati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›