Daffy me bashkëpunëtor të Rihannas

Këngëtarja nga Kosova, Dafina Zeqiri rrëfen sot për lexuesin shqiptar gjithë emocionet që shoqëruan marrjen e 4 çmimeve të rëndësishme në “Videofestin” e Kosovës, mes tyre dhe çmimin e madh. Në këtë intervistë ajo tregon gjithashtu dhe mbi bashkëpunimin që pati me producentin e Cameron Diaz, apo me koreografin e Britney Spears, në videoklipin e këngës “Rock this club”. Nuk do të mungojë sot as rrëfimi mbi planet më të reja në muzikë, marrëdhënien disavjeçare që ka me Krenarin, si dhe zbrazëtinë që i shkakton jetesa larg familjes. Për këto dhe të tjera pyetje, përgjigjet sot ekskluzivisht në “Bluetooth” këngëtarja e suksesshme kosovare, Dafina Zeqiri.
Së fundmi ke realizuar klipin e këngës “Rock this club”, një këngë në gjuhën angleze. Pse kjo zgjedhje, pse në gjuhën angleze dhe cilat kanë qenë përshtypjet që keni marrë në lidhje me këtë klip? Si e ka pritur publiku?
Përshëndetje! Klipin dhe këngën “Rock this club” e kemi realizuar në Australi. Unë kam qëndruar në Australi për rreth tre muaj dhe gjatë kësaj periudhe kam kryer edhe xhirimet e klipit. Në fillim kemi xhiruar klipin e këngës në gjuhën shqipe në Kosovë, por pas interesimit të australianëve realizuam diçka dhe në anglisht. Studioja australiane kishte dëgjuar një regjistrim timin në ‘Youtube’ dhe iu kishte pëlqyer shumë, prandaj dhe ma bënë këtë ofertë. Mendoj që publiku e ka pritur mirë klipin dhe këngën “Rock this club”...Kam parë në ‘Youtube’ dhe ‘Facebook’ komentet, të cilat janë shumë pozitive dhe më vjen mirë për këtë.
Flitet që kjo këngë do të transmetohet edhe në televizione të huaja, ç’do të thotë kjo për ju?
Do të thotë shumë për mua, normal. Çdo këngëtar e ka ëndërr që këngët e tij të transmetohen dhe në stacione të huaja.
Me kë bashkëpunove për realizimin e këtij klipi?
Kam bashkëpunuar me një ekip të Brisbanit (në Australi). Një producent që më parë ka bashkëpunuar me Cameron Diaz. Ndërsa koreografi ka bashkëpunuar me artistë të mëdhenj në botë si Britney Spears etj. Veç tyre producenti i këngës, Shaneal së bashku me kompozitorin që ka finalizuar këngën, Lazi Boi, kanë bashkëpunuar më parë me këngëtaren e mirënjohur Rihanna. Janë të shumtë njerëzit të cilëve u detyrohem një faleminderit të madhe: i pari dhe më i rëndësishmi është Krenari (Keni), që më ka ndihmuar pafundësisht shumë, si dhe shumë njerëz të tjerë, të afërm e miq të tij.
Së fundmi ylli i fatit ju ka ndriçuar dhe ju jeni shpallur fituese e çmimit të madh të “Videofestit”, si dhe e tri çmimeve të tjera në këtë festival. ǒdo të thonë këto çmime për ju dhe karrierën tuaj dhe kujt ia dedikoni?
Do të thonë shumë për mua. Mora 4 çmime, u nominova 8 herë, është një ëndërr, jam befasuar totalisht dhe kam pasur me të vërtetë shumë emocione. Videofesti është mbajtur ditë të hënë dhe unë atë ditë jam kthyer nga New York-u së bashku me Kenin pas disa koncerteve të mbajtura atje. Kam qenë shumë e lodhur, pa gjumë dhe s’kam pasur kohë për të pushuar, për shkak të kompeticionit...Kuptohet që emocionet kanë qenë të shumta, e si pasojë e tyre kam bërë dhe disa gabime kur kam dalë në skenë për të marrë çmimet, por gjithsesi i rregullova në kohë gabimet duke kërkuar ndjesë. Jam ndjerë me të vërtetë shumë mirë dhe i falenderoj përzemërsisht të gjithë bashkëpunëtorët e këngës dhe videoklipit “Amazing girl”. Faleminderit “Entermedia” për klipin fenomenal; faleminderit Enis Presheva për këngën hit; faleminderit Vjosa Metaj Cena për grimin tepër të bukur; faleminderit kërcimtarëve dhe koreografit Louice Warning nga Amsterdami; faleminderit dizajnerave, faleminderit të gjithëve, sepse po të mos ishin ata, unë nuk i kisha fituar këto çmime.
Cilat janë planet më të afërta në muzikë?
Tashmë jam duke incizuar disa këngë të reja për verën, mes të cilave do të ketë edhe surpriza (bashkëpunime), por emrat e kolegëve dua t’i mbaj edhe për pak kohë të fshehtë. Nuk do të mungojnë as videoklipet e reja dhe koncertet, për të cilat kam shumë oferta.
Të flasim tani pak për jetën private. Prej kohësh bashkëjetoni me Krenarin, keni në plan që së shpejti të martoheni, apo është ende herët?
Jemi në një lidhje prej një kohe të gjatë, dhe jemi shumë të lumtur me bashkëjetesën. Megjithatë, ende nuk e kemi vendosur se kur do të martohemi. Nuk kemi arsye përse të ngutemi.
Si do ta përkufizonit dashurinë tuaj?
Nuk ka një përkufizim, një ndjenjë e pakufishme.
Si do ta përshkruanit mashkullin ideal?
Krenarin.
Sa e vështirë është jetesa larg familjes? A ju merr malli për ta?
Shumë, jashtë mase...Nuk mundem t’i shoh shpesh për shkak të punës, pasi kam shumë angazhime, koncerte, incizime etj. Por gjatë verës familja ime (mami: Melihate Zeqiri dhe dy motrat, Tringa dhe Besa) do të vijnë në Kosovë dhe kështu do kem mundësi të çmallem me to, pasi do t’i shoh çdo ditë. Familja ime më ka sjellë këtu ku jam sot dhe i dua shumë. Kështu që kur nuk i kam afër, e ndjej veten pakëz të zbrazët.
Nëse një ditë do ta linit muzikën, cila do të ishte arsyeja?
Kurrë...Jam lind me muzikë, e kemi në gjak. Jetoj për muzikën, kështu që kurrë s’ka për të pasur ndonjë arsye të qenësishme që të më detyrojë ta lë muzikën.
Vera është një stinë ku prodhohen shumë klipe. Sa i trembet konkurrencës Dafina?
Aspak, sepse i respektoj së shumti kolegët e mi. Për mua, të gjithë kanë vendin e vet, të gjithë kanë stilin e vet. Unë krenohem me sukseset e kolegëve të mi, lumturohem për ta, sepse ne jemi shqiptarë dhe duhet ta përkrahim njëri-tjetrin!
Cilat janë rivalet e tua në muzikë?
Nuk mendoj për rivale në muzikë.
Kë nga koleget konsideroni mike?
Kam plot mike, kam respekt për të gjitha koleget e mia dhe i konsideroj të gjitha si mike.
Është përfolur gjatë në media rivaliteti juaj me këngëtaren Genta Ismajli, sa e vërtetë është kjo dhe cili është komenti juaj në lidhje me këtë?
Unë nuk kam të bëj me këngëtaren Genta Ismajli. Kam respekt për të, si dhe për të gjitha këngëtaret e tjera.
Keni bërë plane për pushime gjatë kësaj vere?
Kemi bërë plane, por ende nuk e dimë se kur kemi për t’i bërë pushimet, për shkak të angazhimeve gjatë verës. Gjithsesi një pushim duhet ta bëjmë, kemi nevojë për këtë (qesh).