Gratë që drejtojë perandoritë e modës
Gra origjinale, të kujdesshme ndaj detajeve, të afta të "fitojnë" çdo betejë me jetën, me një ide precize për luksin, lumturinë, bukurinë dhe elegancën, për nevojat e të tjerëve. Janë femra që përcaktojnë tendencat, influencojnë shijet, orientojnë konsumin. Për më tepër, falë aftësive të tyre menaxhuese janë në gjendje të drejtojnë dhe hartojnë strategji fitimtare biznesi. Ja lista e grave më të fuqishme të industrisë së bukurisë: nga ajo në drejtimin e një perandorie gjigante të tregut të modës, te supermenaxheret e produkteve kozmetike; nga ideatorja e fushatave më të bukura publicitare, tek emrat e famshëm.
Djalli AnnaPër miliona njerëz, për të cilët fuqia e saj është më pak reale (ata që e njohin vetë, për filmin "Djalli vishet me Prada", pasi filmi është frymëzuar nga figura e saj) Wintour është edhe një simbol: gruaja e vogël e ulur në çdo aktivitet që ka lidhje me modën në radhë të parë, e "fshehur" pas syzeve të errëta dhe flokëve të drejta, është në të njëjtën kohë "terrorizuese" dhe "qetësuese" që prej 22 vitesh që kur është ulur për herë të parë në zyrën e "Vogue". Por, për sa kohë Anna Wintour, 60 vjeçe, ka qenë në mënyrë të vazhdueshme në qendër të vëmendjes, aftësia e saj për të zhvilluar marrëveshje të rëndësishme në fushën e modës ka pasur një vëmendje jo të vogël. Kështu, në vitet e fundit duket se u është dedikuar shumë punëve të stilistëve dhe firmave më të famshme të modës. Zonja Wintour, që nuk pranon kurrsesi të japë intervista, është një grua me energji të pashtershme dhe aftësi të mëdha. Në vitet e fundit e ka kthyer në mision të sajin zbulimin e talenteve të reja dhe në të vërtetë beson se iniciativat e saj finalizohen për shkak të interesit të madh në industrinë e modës. Megjithatë, kush e njeh mirë tregon se qëllimet e saj janë altruiste dhe se fuqia që ka është realisht e përqendruar tek revista.
Victoria BrynnerBabai i saj ishte Yul Brynner, ndërsa njerka e saj Elizabet Taylor, kurse Richard Button i ka mësuar si të ngasë makinën. Victoria Brynner nuk është nga ato femra që i bëjnë përshtypje VIP-at, pasi mes tyre është rritur. E njeh mirë edhe botën e modës, pasi e ëma ishte rrobaqepëse e Valentinos dhe që në moshën tetëvjeçare ishte pjesë e sfilatave. Kur në moshën 16-vjeçare u largua nga Lozana për të shkuar në Los Anxhelos, vendosi ta shfrytëzojë eksperiencën e saj në dy kompani gjigante në fushën e modës, "Stardust Visions", që organizon dhe prodhon shërbime fotografike për revistat e modës dhe "Stardust Celebritis", që merret me gjetjen e modeleve. "Nuk mjafton të kesh një numër telefoni. Moda dhe argëtimi shpesh flasin dy gjuhë të ndryshme. Në këtë mes unë jam përkthyesja", shpjegon nga zyra e saj në Hollivud. Mes klientëve të saj, Brynner, 45 vjeçe, ka Cristian Diorin dhe Valentinon. Kur Luis Vuiton hodhi në treg reklamën e tij për valixhet, ishte ajo që mundësoi krijimin e kontratës me Scarlett Johansson. Po ashtu, negocioi me Andre Agassi-n, Steffi Graf-in, Catherine Deneuve dhe Mikhail Gorbachov për të pozuar për aparatin e Annie Leibovitz.
Carine Roitfeld"Të ecësh gjithmonë me kohën dhe të jesh gjithmonë në formë e shik". Këto janë fjalët e Carine Roitfeld, drejtoreshë e "Vogue" në Francë që prej 2001-shit dhe sipas zërave që qarkullojnë është gati për të zënë vendin e Anna Wintour në Amerikë. Por, mbi të gjitha një ikonë e botës së modës. Në 2006-n, me daljen e saj në kopertinën e revistës "Purple", u cilësua si muzë e brezit të ri dhe talenteve të modës, me një shërbim fotografik shumë seksi. "Virtyti im më i madh është se jam një stiliste". Kështu i ka dhënë një imazh të ri revistës që drejton. Sy që i shkëlqejnë, gojë e vogël dhe asnjëherë e lyer, fytyrë e imët e fshehur pas flokëve gështenjë e hapur thuajse bionde dhe me një model alla Iggy Pop. "Kam ndjekur një këshillë të Tom Ford: sa më shumë plakesh, aq më shumë bionde duhet të bëhesh". Me një trup prej modeleje, këmbët e gjata e të bukura, Roitfeld rri gjithmonë mbi taka të larta: "Më pëlqen kombinimi i veshjeve për burra dhe atyre për gra". Megjithatë, prej 30 vjetësh jeton me të njëjtin burrë, Cristian Restoin dhe ka dy fëmijë, Juria dhe Vladimir. Havjari dhe shampanja janë ushqimet e saj të preferuara për mëngjes.
Odile Roulo"Sfida e vërtetë për një firmë të madhe është ndryshimi i vazhdueshëm, pa arritur te revolucioni". Kjo është filozofia e Odile Roulo, drejtoresha e përgjithshme e "Lancome", që prej qershorit të 2006-s. Energjike dhe simpatike, ajo është e para grua që ka marrë drejtimin e grupit më të madh për produktet kozmetike "L‘Oreal". "Strategjia ime në zgjedhjen e modeleve për reklamat qëndron te të kërkuarit, përveç bukurisë fizike dhe joshjes, bukurinë e brendshme, atë të vlerave". Bukuri e mishëruar nga Juliette Binoche dhe Laura Morante. Por edhe Kate Winslet "romantike e moderne", apo Elektra Rossellini Ajman, që Odile ka vendosur në treguan aziatik, duke u bazuar te freskia e saj. "Produkti duhet të transmetojë emocione". çdo grua është e veçantë, por të gjitha duhet të kenë dy gjëra të përbashkëta: "Mesazhin emocional dhe cilësinë e produktit". Parisiene, me një diplomë masteri për ekonomi, Odile hyri në grupin "L‘Oreal" më ‘98-n dhe e mbështeti ndryshimin vetëm tek 3 fjalë: kërkesë, risi, kuriozitet. E martuar dhe me dy fëmijë, përpos një pune që të gjithë e adhurojnë. Sekreti i saj? "Dashuria. Ngrohtësia e atyre që e rrethojnë ka rëndësi më shumë se gjithçka tjetër".
#