E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jennifer Capriati, shtrohet në spital

Tenistja Jennifer Capriati është shtuar në spital të dielën për shkak se aksidentalisht ka përdorur shumë barna mjekësore.

Ish – ylli i tenisit Capriati – e cila ka fituar 14 trofe, përfshirë tri Grand Slame dhe një medalje të artë në lojërat olimpike 1992 – është dërguar në spitalin e Floridas pasi kishte thirr ndihmën e shpejt.

Mirëpo, zëdhënësi i Jennifer – karriera e të cilës është përcjell edhe me përdorim të drogës, rehabilitim dhe probleme personale – ka thënë se ajo është mirë.

“Si përgjigje për këtë shqetësim të panevojshëm do të dhe një lajm të mirë për shokët dhe adhuruesit e Jennifer në të gjithë botë, sepse Jen është në spital të Floridas pasi ka marrë aksidentalisht shumë barna që i janë dhënë nga mjeku i saj personal dhe tani është mirë”, tha zëdhënësi i familjes Lacey Wickline për AP.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›