E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dafina: Jam vetvetja, s’po e kopjoj Rihannan

Kritikat për Dafina Zeqirin nuk po kanë të ndalur. Stili i saj, sidomos vitin e fundit ka ndërruar tej mase dhe janë të shumtë ata që llok-un e Dafit po e lidhin me atë të këngëtares me famë botërore, Rihanna.

Momentalisht, Daffy është duke xhiruar klipin e saj më të ri ndërkaq ajo ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi nga sheshxhirimi dhe menjëherë kanë vërshuar komente nga disa persona të cilët e akuzonin se ajo po e kopjon Rihannan pikë për pikë.

Duket se kjo e ka irrituar këngëtaren e cila ka vendosur që tu kundërpërgjigjet atyre .
“Gjithçka që dikush bënë gjithmonë është “e lidhur” apo “kopje” për ju njerëz. Mendoj se e di më së miri se çfarë po bëjë dhe unë po e bëjë vetveten, jo ndonjë artist tjetër. Faleminderit, kaloni një ditë të bukur”, ka shkruar Dafina në faqen e saj në Instagram./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›