Justin Timberlake sjell edhe një hit

Justin Timberlake bëri një rikthim të fuqishëm në muzikë në fillim të këtij viti. Kënga ‘Suit&Tie’ në bashkëpunim me reperin Jay Z u shndërrua në hit të menjëhershëm ndërkaq albumi i tij më i ri do të publikohet në nëntor të këtij viti.
Por, duket se 32-vjeçari nuk e ka ndërmend të ndalet. Mediet e huaja shkruajnë se Justin është në përgatitje të një këngë të re.
Nuk ka shumë kohë që kur Justin prezantoi këngë e re ‘Mirrors’ ndërkaq duket që së shpejti do të kemi edhe një këngë nga ylli i superhitit ‘Sexy Back’./Indeksonline/