E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Jam Rock Kriminele’

Pas skandalit në librat e shkollës fillore, ku muzika rock është krahasuar me pornografi, rrjetet sociale, janë mbushur me komente të ndryshme, që favorizojnë muzikën rock.


Indiferente nuk ka mbetur as Ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku.


Me një disenj shumë interesant, ku shihen prangat duke u hapur, Ministrja Çitaku ka bërë një postim ku shkruan”Unë jam Rock Kriminele”.


“Kush mendon që në gjakun e tij rrjedh gjak rokeri....shpërndaje” shkruan në postimin e Ministres Çitaku në Facebook.


Ministrja e Integrimit Europian, ditë më parë, ka postuar një video të grupit australian Savage Garden dhe mbase këngën e saj të preferuar nga ky grup “To The Moon and Back” që tregon se asaj me të vërtetë i pëlqen muzika rock.


Po, Ministres Çitaku i pëlqen edhe ekipi i Barcelonës. Këtë e ka potencuar shpesh, para, gjatë ndeshjeve dhe pas përfundimit të tyre./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›