E Diel, 1 Nëntor 2026

"Viti 2013, fillim i fuqishëm"

Këngëtarja Dafina Zeqiri, gjatë vitit 2012 përjetoi suksese në karrierën muzikore, krahas ngjarjeve të pakëndshme në jetën e saj private.

"Mendoj që viti 2012 ka qenë shumë dinamik. Si për çdo njeri të thjeshtë, edhe për  mua kishte batica e zbatica. Megjithatë e kam kaluar mirë, veçanërisht fundin e vitit. Prandaj konsideroj se 2013 është një fillim i fuqishëm'', ka thënë Zeqiri për mediat në Kosovë.

Ajo kaloi vjeshtën në SHBA, ku thotë të ketë pushuar dhe të jetë inspiruar shumë:
"Thjeshtë, jam inspiruar shumë dhe jam kthyer e gatshme për shume projekte interesante për publikun".   Këngëtarja u është mirënjohëse gjithmonë fansave, dhe një gjë të tille ua ka rikujtuar nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ajo i ka falënderuar ata për dashurinë, mbështetjen dhe të qenurit  "të mahnitshëm". /Indeksonline/
     

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›