Dafina e ngre në këmbë vendlindjen
Dafina Zeqiri, edhe pse është kritikuar së fundmi për albumin e saj të ri, kjo s’e ka ndaluar publikun e Podujevës që ta presë atë ashtu siç mund të pritet një këngëtar me famë botërore. Të enjten në mbrëmje ajo ka mbajtur një koncert të madh në qytetin e saj të lindjes, në Podujevë. Dafina ka pohuar se është kënaqur shumë që ndodhet në qytetin e saj, por ajo që ka ndezur publikun ka qenë padyshim performanca e këngëtares. Dafina Zeqiri sapo ka publikuar videoklipin e këngës më të re, Dangerously in Love, që në fakt nuk është pritur aspak mirë nga fansat e saj, për arsye se kënga dhe albumi është një kopje e keqe e këngës së Rihanës (që ka të njëjtin titull) po ashtu dhe vidioklipi që ajo ka realizuar në Australi. Në vidioklip paraqitet vetëm Dafina dhe i dashuri i saj Krenar Çoçaj.