E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Aurela Gaçe do të bëhet me vajzë

Lajmi për shtatzëninë e këngëtares Aurela Gaçe ishte një surprizë për të gjithë fansat dhe adhuruesit e saj të zjarrtë. Ndërsa në faqet e medieve të shkruara komentohej performanca e Aurelës në Festivalin Europian, e përditshmja MAPO në faqet e saj të suplementit zbuloi lajmin për shtatzëninë e këngëtares. Edhe vetë ajo, më pas e konfirmoi këtë, në një deklaratë për fansat në rrjetin social më të klikuar në botë, facebook, duke shprehur gëzimin për embrionin që rritej brenda saj. Partneri i Aurelës quhet Skerdi dhe është krahu i djathtë i këngëtares në çdo sipërmarrje të saj. Së fundmi, është zbuluar edhe gjinia e fëmijës: këngëtarja Aurela Gaçe do të sjellë në jetë një vajzë. Emrin e saj e ka menduar, por nuk dëshiron të zbulojë asgjë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›