Një konsulente shqiptare për luksin e Uashingtonit
Që e vogël mendonte se çfarë do të vishnin prindërit… imagjinoni çfarë mund të bëjë sot! Jeta e saj ngjan si një udhëtim në përrallë. Ka arritur të bëjë realitet shumë prej tyre, duke e cilësuar edhe veten si një njeri të lumtur. Ka ikur nga Shqipëria në moshën 12 vjeç. Aureta Thomollarit nuk i kishte shkuar asnjëherë ndërmend që pas shumë vitesh do e shihte veten në faqet e revistave botërore, duke u klasifikuar si një ndër vajzat e veshura më bukur në botë. Është konsulente luksi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe themeluesja e një prej bizneseve më joshëse. Ajo komunikon më mirë me anë të ngjyrave dhe të veshurit është pika e saj e dobët.
Për vite të tera, miqtë e saj nga e gjithë bota, duke pasur parasysh pasionin që kishte për fashionin dhe çdo gjë luksoze, i sugjeronin që të hapte një blog. U mendua shumë dhe arriti në përfundimin se ky blog mund të bëhej diçka me vlerë, një hapësirë virtuale ku të ndante pasionet e saj me ata të cilët donin ta ndiqnin në stilin e saj të të veshurit. Mundësia për të frymëzuar të tjerët me atë që frymëzonte atë ishte shtysa më e madhe, dhe Aureta Thomollari u bë konsulentja shqiptare e luksit në Uashington. Tani ajo ka lexues nga 151 vende të botës dhe media ka folur për të dhe blogun e saj dhe është cilësuar si vajza që vishet më bukur. Tashmë ajo posedon një shoqëri konsultimesh për luksin në Uashington