Dafina, tani dizajnere?

Që nga paraqitja e parë në skenën muzikore shqiptare, këngëtarja Dafina Zeqiri, është shquar për stilin e saj të veçantë të veshjes dhe përcjelljen e trendeve botërore.
Veshjet duket të jenë ndër pasionet e saj, prandaj ajo ka bashkuar forcat me dizajneren e saj prej disa kohësh, Lia Stublla, për të sjellë një koleksion të ri.
Kështu kanë bërë të ditur të dy bashkëpunëtoret, duke shkruar në rrjete sociale: "Me dashurinë më të madhe për ju. Duff & Lia New Collection, së shpejti! "
Me të kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këngëtarja mori pjesë në koncertin “Thank you USA” , ku përveç interpretimit, Dafina u kishte dhuruar fansave disa bluza të veçanta, të punuara enkas nga ajo për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Motivi kryesor ishte shqiponja dykrenare ndërsa bluzat kishin edhe nënshkrimet e këngëtares.Në rrafshin muzikor, këtë të premte pritet që Dafina të publikojë videoklipin e saj të ri, të titulluar “Veç ti”. /Indeksonline/