E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ëma, donte ta vriste Kimin?

E ëma e Kim Kardashian, Kris Jenner, ka hedhur poshtë akuzat për abuzim të fëmijëve, të ngritura nga ''ditari sekret" i ish bashkëshortit të saj.
 
Një revistë amerikane, ka deklaruar të ketë një kopje të ditarit personal të te ndjerit Robert Kardashian, siguruar nga e veja e tij, Ellen.
 
Në të, thuhet se Kris ishte e dhunshme ndaj fëmijëve, në kohën kur martesa e tyre 12 vjeçare po shkatërrohej.
"Kris e godiste dhe rrahte atë dhe ka thënë se do ta vriste (Kimin)!", raportohet të ketë shkruar ai, më 24 gusht 1989, duke shtuar: "Kim ishte histerike! "
 

 
 
Zëdhënësi i Kris ka deklaruar: "Nuk jemi në dijeni për ekzisitimin e këtij ditari dhe këto akuza janë qesharake dhe të pavërteta". /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›