E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse Penelope ka vënë gjilpëra në vesh?

 Aktorja Penelope Cruz, është shfaqur mbrëmë në premierën e "Venuto Al Mondo", me katër gjilpëra ngjyrë ari të ngulitura në laprën e veshit.Gjilpërat, të vëna në linjë vertikale, mund të duken sikur stil i ri i stolive për vesh, por në fakt janë gjilpëra akupunkture, që cilësohen si me ndikim të madh në shëndet.

Mbetet mister arsyeja e këtij tretmani, por kjo metodë zakonisht përdoret për shërimin e varësisë nga duhani, lehtësimin e dhimbjeve apo si ndihmesë për fertilitet.  

Aurikuloterapia merret me shërimin e sëmundjeve duke stimuluar me shumë precizitet në sipërfaqen e laprës së veshit apo aurikules.Ështe pjesë komponente e akupunkturës, pra metodë tradicionale terapeutike.

Veshi sipas mjekësisë tradicionale kineze, është vendi ku takohen të gjitha kanalet.Mjekimi duke i stimuluar pikat e veshit ka filluar shume herët. Që nga viti 1956 aurikuloterapia aplikohet me të madhe në Kinë por edhe në gjithë botën.
Duke iu falenderuar kërkimeve shkencore dhe rezultateve klinike numri i pikave në vesh ështe rritur nga dita në dite dhe ai numër sot është mbi 200 pika. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›