E Diel, 1 Nëntor 2026

Daily Mail Ja si u zhduk Ilir Kumbaro

Nje ish shef i spiunazhit shqiptar i kerkuar per rrembim dhe torturim eshte arratisur diten e djeshme pasi nuk eshte paraqitur ne seancen e degjimit per ekstradim ne Londer.

Portet dhe aeroportet jane vendosur ne gjendje alarmi pasi 58 vjecari Ilir Kumbaro nuk u paraqit ne Gjykaten Westminster ku ai do te perballej me kthimin mbrapsh per ne Evropen Lindore.
Daily Mail mesoi se pavaresisht faktit se Kumbaro shihej si i zgjuar dhe i shkathet kushtet e arrestit shtepiak nuk perfshinin ndonje urdher qe ai te mbante nje lidhje elektronike.

Ne vend te kesaj pasi bashkepunetoret e tij kishin paguar 10 mije paund si garanci per te u vendos qe ai te raportonte rregullisht ne nje stacion policie ndersa jetonte ne Forest Hill ne Londren Juglindore.
Tre muaj me pare kjo gazete nxorri ne pah sesi Kumbaro ishte I afte qe te perfitonte azilin dhe te jetonte ne kujdestarine e Britanise per me shume se 15 vite duke perdorur nje identitet te rreme.
Ish shefi i sherbimit sekret kishte marre dokumentet e qendrimit ne UK duke pretenduar se ai ishte nje refugjat kosovar i quajtur Shaqa Shatri kur ai arriti ne Britani ne gusht 1996.
Kumbaro gruaja dhe djali i tij u vendosen per te jetuar ne nje banese te perbashket ne Fulham.
Qendrimi i tij ketu do te kishte qene i pakapshem nese ai nuk do te perdorte me budallallek emrin e tij te vertete kur ka bere nje kerkese per perfitime per shkak te pamundesise nderkohe qe kjo gje ka vene ne alarm autoritetet.

Dje Clair Dobbin qe prezanton qeverine shqiptare kerkoi nga gjykata nxjerrjen e nje urdheri kur u pa se Kumbaro nuk shkoi ne gjykate.
Nuk eshte sekret qe zoti Kumbaro eshte ish shefi drejtues i sherbimit secret shqiptar i tha ajo gjykateses Hoeard Riddle. Ky nuk eshte nje rast ekstradimi si te gjithe te tjeret. Ai ka hrye brenda juridiksionit tone me nje identitet fals mori azilin me identitet te rreme dhe kishte nje jete ne kete juridiksion duke perdorur emrin Shaqa Shatri per shume vite.
Ai eshte padyshim dikush qe i ka mjetet per tu ruajtur me ane te mashtrimit te sofistikuar. Ne te gjitha rrethanat ne do te kerkojme te mos humbasim kohe per nxjerrjen e nje urdher arresti

Gjykates iu tha se Kumbaro ka raportuar per here te fundit ne stacionin e policise ne Londer per kushtet e tij te arrestit shtepiak ne oren 2.15 pm diten e merkure.
Avokati John Jones qe prezanton Kumbaron tha se kishte pasur nje telefonate konference me klientin e tij vone ate mbremje.
Kerkime te fuqishme jane duke u bere per te rene ne gjurmet e shqiptarit ne spitale dhe ne shtepine e tij shtoi ai.
Gjykatesi tha se siguracioni prej 10 mije paundsh tani humbet.
Kumbaro duhej te paqitej ne gjykate per nje gjykim lidhur me ekstradimin e tij vitin e artdhshem pas kerkeses se Gjykates se Larte shqiptare. Me heret kete vit gazeta Daily Mail tregoi sesi nje nga viktimat e tij Remzi Hoxha nuk behet i gjalle qe nga viti 1995. Zoti Hoxha ishte nje nga tre personat qe thuhet se jane rrembyer e torturuar nga Kumbaro.

Biznesmeni kishte mbledhur para nga nje levizje separasite shqiparto kosovare qe po perpiqeshin te iknin nga jugosllavia ne vitet 90.
Nje mandat nderkombetar arresti pretendon se Kumbaro qellimisht ka shkaktuar dhimbje dhe vuajtje.
Kur Kumbaro mberriti ne Britani ai i bindi zyrtaret e emigracionit qe ai ishte nje refugjat kosovar i dhunuar nga persekucioni serb.
Ai u pajis me nje pasaporte britanike dhe ka marre edhe ndihma nga shteti pasi deklaroi se ai ka vuajtur nga depresioni dhe ka crregullime nga trajtimi i tij ne Kosove.

Por Kumbaro u arrestua ne shtator 2008. Ne mars 2009 nje gjykate urdheroi ekstradimin e tij ne Shqiperi. Megjithate urdheri i tij i arrestit kishte perfunduar afatet dhe ne dhjetor ai arriti me sukses te apeloje. Ne gusht te vitit te kaluar ai u riarrestua kur te tjera dokumente mberriten nga Shqiperia.

Marre nga Daily Mail

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›