E Shtunë, 31 Tetor 2026

DajEsati

Vargje nga Arben Duka

Prapë do provokojë Saliu,

çfarë si pjell mendja shejtanit,

mendon ti ngrejë monument,

edhe Esat Pashë Toptanit!

Thonë se në një natë i doli

Sali ziut në një ëndërr,

merhumi Ahmet Zogolli

dhe në vesh i tha një emër!

U vërvit Sala përpjetë,

gati shkoi gjer te tavani,

ulëriti siç di vetë:

Rroftë Esati, rroftë Toptani!

Mbaje veten more burrë,

- i tha gruaja gjithë merak,

Ti në gjumë ske britur kurrë

djall Toptani tu bë shkak??

- Të lutem mos fol ashtu,

të lutem zonja Berishë,

më erdhi mbreti këtu,

dhe unë mbretit dot sia prish!

Rri o Salë, – i tha Liria,

ti mbretin e ke urryer,

vetë ke thënë që historia,

nuk bëhet duke gënjyer!

Pak a shumë ti ke të drejtë

- ia kthen Sala i menduar,

Historia sprishet krejt,

po diçka do korrigjuar!

Se ky Zog, mbreti zullumit,

sapo pak ia ndreqa fatin,

vjen si djall në pikë të gjumit,

kërkon nder për Daj Esatin!

Më tha: Zemër malësore,

si mu, ty të ka vatani,

mi gdhend dajës një shtatore

në periferi te Klani!

Jo Ahmet i thashë në ëndërr,

- tregon Sala dhe gajasi,

dajën do ta ngre në qendër,

atje te Osman Kazazi!

Kriminel me plot talent,

4 shkurtin e gjakosi,

ne i bëmë një monument,

dhe askush sna nakatosi!

Qe Esati atdheshitës,

ndaj e vranë për turp zagarin,

kur sthanë gjë për kriminelin,

çdo më thonë për tradhtarin?

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›