Daja jep dorëheqjen, Biturku drejton BesënIlir Daja dha dorëheqjen ga drejtimi i stolit të Besës dhe në vend të tij presidenti Xhat Bizhdili emëroi Ilir Biturkun, i cili ishte në deryrën e trajnerit të Besës U-19. Biturku është trajneri i 26-të

Ilir Daja dha dorëheqjen ga drejtimi i stolit të Besës dhe në vend të tij presidenti Xhat Bizhdili emëroi Ilir Biturkun, i cili ishte në deryrën e trajnerit të Besës U-19. Biturku është trajneri i 26-të që drejton këtë sezon në 12 skuadrat shqiptare të Kategorisë Superiore.
Daja e dha dorëheqjen menjëherë pas humbjes 1-0 me Partizanin në “Qemal Stafa”, në takimin e vlefshëm për javën e 21-të Kategorisë Superiore. Besa pësoi tri humbje radhazi, me Vllazninë, Tiranën dhe Partizanin.
Daja e morri detyrën në javën e katërt, duke zëvendësuar Iljaz Haxhinë. Në 18 ndeshje, Daja ka koleksionuar vetëm 7 fitore, 4 barazime dhe 7 humbje, me 17 gola të shënuar dhe 20 të pësuar.
Ilir Daja është shpallur dy herë kampion i Shqipërisë: me Elbasanin në sezonin 2005-2006 dhe me Dinamon në sezonin 2007-2008
Daja është trajneri i 13-të që largohet nga skuadrat e Kategorisë Superiore në 21 javë të zhvilluara në këtë sezon dhe i katërti me rifillimin e kampionatit në vitin 2009.
Përpara tij dhanë dorëheqjen apo u shkarkuan Mirel Josa (Elbasani), dhe Edmond Liçaj (Flamurtari).
Një fakt është interesant, Partizani ka bërë “viktima: të tij boshnjako-kroatin Blazh Slishkoviç (Tirana), kroatin Zllatko Daliç (Dinamo) e tani shqiptarin Ilir Daja (Besa)
Trajnerët e Superiores
SEZONI 2008 - 2009
DINAMO
Zlatko Daliç (Jep dorëheqjen në javën e 19-të). Në javën e 20-të vjen Shkëlqim Muça.
PARTIZANI
Hasan Lika (Jep dorëheqjen në javën e 8-të). Në javën e 9-të caktohet Shpëtim Duro.
BESA
Iljaz Haxhiaj (Jep dorëheqjen në javën e 3-të). Në javën e 4-t caktohet Ilir Daja. Në javën e 21-të jep dorëheqjen. Ilir Biturku drejton Besën nga java e 22-të.
ELBASANI
Mirel Josa (Bordi Drejtues e shkarkon pas javës së 19-të). Në javën e 20-të vjen Faruk Sejdini
SHKUMBINI
Gugash Magani
TIRANA
Blazh Slishkoviç (Jep dorëheqjen në javën e 14-të). Në javën e 15-të vjen Agustin Kola.
VLLAZNIA
Agim Canaj
FLAMURTARI
Slavko Kovaçiç (Jep dorëheqjen në javën e 9-të). Në javën e 10-të vjen Edmond Liçaj. Në javën e 18-të largohet duke akuzuar për shitjen e ndeshjes me Apoloninë, në javën e 19-të vjen Eqerem Memushi.
TEUTA
Sulejman Starova
BYLIS
Faruk Sejdini (Jep dorëheqjen në javën e 3-të). Në javën e 4-t skuadrën e drejtoi Dashnor Dume. Në javën e 5-të vjen Hysen Dedja.
APOLONIA
Gerti Haxhiu (Jep dorëheqjen në javën e 9-të). Në javën e 10-të vjen serbi Esad Karishik.
LUSHNJA
Artan Bano (Jep dorëheqjen në javën e 1-rë). Në javën e dytë caktohet Saimir Malko (Jep dorëheqjen në javën e 8-të). Në javën e 9-të caktohet Vasil Bici (Largohet në javën e 17-të, në janar 2009 shkon drejtor i sporteve në MTKRS). Vjen Ilir Gjyla në javën e 18-të.
Nuk i kanë ndryshuar trajnerët
1. Vllaznia
2. Shkumbini
3. Teuta
I kanë ndryshuar trajnerët
1. Partizani 2 herë
2. Besa 3 herë
3. Tirana 2 herë
4. Apolonia 2 herë
5. Dinamo 2 herë
6. Elbasani 2 herë
7. Flamurtari 3 herë
8. Bylis 3 herë
9. Lushnja 4 herë
NË 12 SKUADRAT KANË DREJTUAR 26 TRAJNERË
E Diele, 22 Shkurt 2009