E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamurtari – Dinamo 0-2, blute nuk falinPër ish-trajnerin e Tiranës, Muça, kjo është fitorja e dytë rresht pas asaj me Apoloninë (3-1) në javën e 20-të. Dinamo, kampione në fuqi, u ngjit në kuotën e 35 pikëve, pesë më pak se Tirana e vendit të

Me dy gola në pjesën e dytë nga dy mesfushorë, Allmuça në minutën e 48-të dhe Poçi nga pika e bardhë në të 55’, Dinamo e Shkëlqim Muçës fitoi bindshëm me Flamurtarin (0-2) në Vlorë.

Për ish-trajnerin e Tiranës, Muça, kjo është fitorja e dytë rresht pas asaj me Apoloninë (3-1) në javën e 20-të. Dinamo, kampione në fuqi, u ngjit në kuotën e 35 pikëve, pesë më pak se Tirana e vendit të dytë (40 pikë).

Flamurtari pësoi humbjen e tetë sezonale, dhe duket se dhe Eqerem Memushi, trajneri i tretë sezonal i kuqezinjve vlonjatë, nuk po gjen dot “ilaçin” e duhur për një skuadër të superpaguar.

Kjo ishte fitorja e 63-të e Dinamos në 115 ndeshje me Flamurtarin (25 fitore). Në fazën e parë ndeshja midis këtyre dy ekipeve u mbyll në barazim 1-1.

E Diele, 22 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›