Dajti – Tërbuni 1-0. Vendos GjokejaPak minuta para përfundimit të ndeshjes, Dajti me një aksion model, shenon golin e fitores me anë të Gjokesë.

ERIND OSMANI – Dajti-Tërbuni (1-0), ndeshja e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Parë, si rrallëherë zgjoi interesimin e e madh të tifozëve. Fërshëllima e gjyqtarit kryesor bëri të mundur startin e lojës midis Dajtit dhe Tërbunit.
Ekipi i Dajtit ishte më kërkues për gol që në minutat e para të kësaj sfide. Ishte Tërbuni, që në minutën e 35-të pati një rast të shkëlqyer për të kaluar skuadrën në avantazh. Minutat në vazhdim kaluan me sulme respektive në të dyja portat por pa rrezik serioz për gardianët e portave.
Pak para fërshëllimës për mbylljen e pjesës së parë, loja u fokusua në mesin e fushë, ku u shkaktuan edhe shumë faulle. Gjyqtari i ndeshjes nuk i kurseu kartonët për protagonistët.
Pjesa e dytë nisi me zëvendësime në skuadrën e Tërbunit, ndërsa trajneri i Dajtit, i kënaqur nga loja e djemve të tij, vazhdoi me formacionin e pjesës së parë. Tempi i minutave të para të pjesës së dytë ishte i një niveli mesatar dhe pa raste konkrete shënimi. Minutat në vazhdim Dajti fiton terren ndaj Tërbunit dhe paraqitet rrezikshëm para portës. Zëvendësimet e trajnerit të Dajti theksojnë më tepër lojën sulmuese të skuadrës, por goli duket ende larg.
Ndërkohë gjakrat nxehen dhe si pasojë arbitri kryesor ndëshkon dy lojtarë me karton të kuq, njëri i ekipit të Dajtit dhe tjetri i ekipit të Tërbunit.
Atëherë kur nuk pritej, pak minuta para përfundimit të ndeshjes, Dajti me një aksion model, shenon golin e fitores me anë të Gjokesë.
Kategoria e Pare
Java e 18‑të
Te shtunen, 21.02.2009
ADA – BESËLIDHJA 3-2
BURRELI – NAFTËTARI 3-0
LUFTËTARI – SOPOTI 0-0
SKRAPARI – POGRADECI 2-1
LAÇI – GRAMOZI 2-0
KASTRIOTI – SKËNDERBEU 0-0
DAJTI – TËRBUNI 1-0
Te dielen, 22.02.2009
BILISHT-SPORT – TURBINA
E Shtune, 21 Shkurt 2009