“Daja” nesër në Prokurori

Azem Syla, ish-komandant i UÇK-së, pritet që nesër të paraqitet në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Syla i njohur me nofkën “Daja i Madh” do të paraqitet më 4 gusht në Prokurorinë Speciale në orën 10 të mëngjesit.
Ditë më parë, Policia e EULEX-it kishte bastisur shtëpinë e tij në Kishnarekë të Drenasit, ku kishin konfiskuar vetëm disa dokumente.
Azem Syla në momentin e bastisjes nuk kishte qenë në shtëpi. Ai i ka thënë Expressit se gjendet për pushime në Shqipëri dhe se do të paraqitet në Prokurori ashtu siç zyrtarë të EULEX-it i kishin lënë një ftesë për paraqitje. Syla ka thënë s do ta bëjë këtë dhe se nuk ka asnjë arsye që të mos paraqitet.
“Do të paraqitem në Prokurori, nuk kam asnjë arsye për të mos e bërë këtë”, pati thënë ai Për Express.
Gazeta ka mësuar se pas paraqitjes në Prokurori më 4 gusht, Azem Syla do të mbajë një konferencë për media për të sqaruar gjithçka rreth dëshmisë së tij në Prokurorisë Speciale. Këtë e ka konfirmuar edhe avokati i tij mbrojtës, Tomë Gashi.
“Pas paraqitjes në Prokurori, do të mbajmë një konferencë për media, ku z. Azem Syla do të sqarojë gjithçka rreth ftesës së Prokurorisë. Z. Syla ka kërkuar qysh në fillim që drejtësia të merret me Nazim Bllacën”, thotë avokati Tomë Gashi.