Kosova impresionon Lundin

Vizita dy ditore në Kosovë ka impresionuar eksperti dhe anëtarin e Këshillit profesional për zhvillim në Federatën Evropiane të Hendbollit (EHF), Allan Lund
“Lund është ndarë i kënaqur me punën që po bën Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) me grupmosha të reja, duke u impresionuar me talentet e rinj kosovarë. Sipas tij, nëse vazhdohet kështu, kjo mund të jetë gjeneratë e artë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FHK-ja.
I deleguari nga EHF-ja mori pjesë edhe në mbledhjen e radhës të Bordit të FHK-së, e cila u mbajt në Gjakovë, në të cilin kreu i hendbollit kosovar, Mexhit Devaja dhe anëtarët e Bordit e falënderuan mysafirin për punën që po bën shtëpia e hendbollit evropian për të avancuar hendbollin kosovar.
“Eksperti i i EHF-së ishte në inspektim mbi punën që po bëhet në implementimin e fazës së parë të SMART-it, projektit të cilin FHK-ja e ka fituar nga EHF-ja, vitin e kaluar, në mënyrë që të vazhdohet edhe me fazat e tjera nga muaji shtator. Ai u akorduan për punën e mëtejme rreth SMART-it, projektit i cili do të vazhdojë të suportojë FHK-në, sidomos me futjen e hendbollit në shkolla fillore dhe të mesme”, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim.
Ndërsa drejtori i Departamentit të Sportit të Kosovës, Iber Alaj, ka pritur Lundin dhe premtoi se DSK-ja gjegjësisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Shoqatën e pedagogëve të Kosovës, këtë vit hendbollin do ta ketë prioritet në garat e shkollave fillore në tërë Kosovën.
FHK-ja ka bërë të ditur se vizita e ekspertit danez u shfrytëzua edhe për organizimin e një këshillimi me trajnerë. Ai ka ligjëruar disa tema, sipas modelit skandinav, kurse si risi paraqiti edhe ‘Street handballin’ (hendbollin në rrugë) si nevojë që hendbolli të përfshihet në të gjitha shtresat popullore.