Kosova, vetëm formalisht anëtare e CEFTA-s

Marrëveshja e CEFTA-s vazhdon të mos implementohet në tërësi, pasi që eksportet e prodhuesve të Kosovës vazhdojnë të bllokohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ndërkohë që ekspertët bëjnë thirrje që të fillojë dialogu me Brukselin për zgjidhjen e kësaj çështje, ose të merren masat e reciprocitetit.
Që nga shpallja e pavarësisë, eksportet e Kosovës nuk kanë mundur të hynë në Serbi dhe në Bosnjë e Hercegovinë, pasi dy këto të fundit i kanë bllokuar ato. Bllokada ka dëmtuar më së shumti bizneset vendore, ndërsa institucionet e Kosovës nuk kanë arritur të zgjidhin këtë problem edhe pse disa herë është përmendur mundësia e vendosjes së masave të reciprocitetit.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka thënë për Kosovapress sa OEK-u ka shfaqur disa herë pakënaqësitë e veta në lidhje me mos implementimin e marrëveshjes së CEFTA-s, por për fat të keq deri më tash nuk është ndërmarrë asgjë konkrete.
Ai ka shtuar se është koha kur duhet të angazhohen të gjithë më tepër në këtë drejtim që vërtet kjo marrëveshje nga ajo forma politike të kalojë në pragmatizëm ekonomik dhe efekti i implementimit të kësaj marrëveshje t’i shijoj edhe komuniteti i biznesit dhe Kosova në përgjithësi.
Sipas tij nga vetë fakti që dy shtete, të cilat janë anëtare të kësaj marrëveshje multilaterale nuk e pranojnë asnjë dokumentacion të Kosovës, nuk i pranojnë as targat e veturave në të njëjtën kohë dokumentet e udhëtimit të kosovarëve, dëshmon më së miri fatin e dështimit të kësaj marrëveshjeje.
Gërxhaliu ka thënë se nuk mund ta zgjidhë një problem të tillë në aspektin politik dhe diplomatik vetëm Kosova apo institucionet e Kosovës, por duhet të bëhet lobim më tepër në sekretariatin e CEFTA-s në Bruksel.
I pari i OEK-ut ka theksuar se duhet të fillohet një dialog me Brukselin për zgjidhjen e kësaj çështje ose duhet të merren masat e reciprocitetit.
“Ne si OEK i kemi rekomanduar tri iniciativa të fillohet një dialogim në drejtim të Brukselit me sekretariatin dhe ndoshta të krijohet një trekëndësh i negociatave në këtë drejtim. E dyta, është mirë që të analizohet një formë të reciprocitetit dhe në qoftë se nga bashkësia ndërkombëtare hasim në vështirësi në implementim të reciprocitetit të përkrahur nga grupe të caktuara të biznesit, të cilat përfitojnë nga një mos implementim i tillë apo janë surrogat të interesave ekonomike të Serbisë në Kosovë të mendohet edhe alternativa e tretë se a ia vlen të jemi të dhe të analizojmë të gjitha ato mundësi që ato të funksionalizohet”, ka thënë Gërxhaliu.
Sipas kryetarit të OEK-ut vështirësia më e madhe do të jetë kur Kosova duhet të marrë kryesimin e CEFTA-s pas pesë muajve, duke shtuar se është bërë fare pak lëvizje të zgjidhjes së këtij problemi edhe me UNMIK-un.
Muhamet Sadiku, prorektor në Universitetin “AAB-RIINVEST”, njëherësh ekspert për çështje ekonomike, ka thënë për Kosovapress se projekti i CEFTA-s është një projekt ndërkombëtar, respektivisht i sponsoruar nga Bashkimi Evropian dhe për synim ka pasur që të relaksojë raportet tregtare në rajon dhe t’i eliminojë barrierat, dhe të gjitha pengesat në lëvizjen e mallrave në rajon.
Ai thekson se Kosova ka një legjislacion tregtar tejet liberal, sepse në Kosovë të gjithë mund të eksportojnë pa kufizime sasiore, do të thotë pa kuota të ndryshme ndërsa disa vende të rajonit ende mbajnë një sistem të kufizimeve sasiore.
Duke përkujtuar se CEFTA përfitimet më të mëdha ua ka sjellë vendeve eksportuese, Sadiku thekson se për fat të keq Kosova nuk hyn në rangun e vendeve eksportuese, sepse me vendet e përfshira në CEFTA, ka bilanc tregtar negativ.
Sadiku ka shtuar se Kosova është duke importuar mjaft shumë nga Serbia ndërsa në drejtim të saj asgjë, duke shtuar se tash është ardhur koha që Kosova të marrë masa të reciprocitetit.
“Mirëpo, ky projekt ka treguar edhe të qarat e veta se destruksioni tregtar ka ardhur nga ana e Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës eksportet e Kosovës në këto dy vende kanë qenë të bllokuara. Ndërsa Serbia ka përftime jashtëzakonisht të mëdha në eksportin në Kosovë. Importi nga Serbia sillet nga 15 deri në 18 për qind, kjo në një far mënyre tregon se koha e një maturie tregtare për Kosovën është duke kaluar dhe po vjen koha që Kosova duhet të ndërmarrë veprime reciproke”, ka thënë Sadiku.
Por, Sadiku e pranon se Kosova do ta ketë të vështirë të ndërmarrë masat e reciprocitetit, për shkak se pjesa veriore e kufirit kontrollohet nga EULEX-i dhe ndërmarrja e këtyre masave varet nga dëshira dhe gatishmëria e misionit evropian që të kryejë simetrinë në bashkëpunimin tregtar mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndryshe, nga viti i ardhshëm kryesimin e Sekretariatit të CEFTA-s do të marrë Kosova. /Kosovapress/