E Diel, 1 Nëntor 2026

"Dajakpartia", modeli socialist i politikes se re

Basir Collaku
Rrahja socialiste me sinjale frike ka zbritur neper sheshe dhe telashet per ata qe jane kunder, po shnderrohen ne kanosje jete. Anetari i Asamblese Socialiste te Beratit, Bashkim Meta, eshte dhunuar publikisht ne mes te qytetit te Beratit, ne prani te deputeteve socialiste, tek vezhgohej si hakmarrje nga te tjere socialiste qe me teper mendonin se kur do te kishin radhen se sa po ndeshkohej plangprishesi. Meta, socialisti i vjeter ka kundershtuar zotin Brace, ne fjalimin e tij entuziast kunder qeverise Berisha dhe kjo njolle turpi, nuk eshte duruar por eshte shperblyer me dhune fizike qe nga ajo qe shikohej prej kamerave perben edhe veper penale. Mediatikisht permendet qarte se frika kanosja per jeten ka rene ne familjen Meta. Ne kete gjendje absurd i demtuari kerkon qe deputeti Erion Brace, ish-nenkryetar i grupit parlamentar, qe mbase garon serish te mbaje kuotat ne bursen e kryetrarit te nderroje sjellje e te qetesoje familjet, qe tani kerkojne te mbrohen e vetembrohen. Bashkim Meta eshte anetar i Asamblese Socialiste, pra eshte emer publik ne politiken e partise se tij, ne qytetin e tij drejtues dhe sakrifikues nder vite per subjektin qe ka investuar dhe tani nen logon e politikes se re, te nismuar nga Rama gjendet nen dhunen qe i ve ne dyshim ekzistencen. "Dajakpartia" eshte tani shenje, se qendra eshte nervozuar dhe nuk pranon asgje ndryshe, nga sa thote shefi i saj. A jane ne kete shenje, nese e trashin qendrimin dhe pese deputetet e deklaruar hapur kunder kryetarit Rama dhe kryeasamblesistit Ruci? Me urdher partie, shohim se ngujohet nje i zgjedhur partie sepse nuk perkrahu politiken e re te genjeshtres, nuk besonte ne ato qe deputeti triumfonte. Tani per te qene te sinqerte ne perceptimin e kesaj ngjarje te rende, para se te merret policia, prokuroria, apo nderkombetaret, duhet te marrim ne konsiderate dhe nje fakt te rendesishem. Nuk eshte deputeti qe ka ushtruar dhune ne menyre te drejtperdrejte, pasi aftesite e tij te forces nuk premtojne kurrsesi katrahure e ndjellin frike, nga sa shihen, dihen dhe njihen te dhenat e tij fizike. Jo nuk ka vend per frike individuale. Por kjo te ben te trembesh per pushtetin e tij, qe ai e ka deleguar qe te shnderrohet ne rrahje, pavaresisht se ne qender te qytetit 2.400 vjecare, deshmitaret ishin me dhjetera. Ky eshte shembulli i ofruar, pas ndryshimeve ne statut pas kater pese ditesh ne kongresin e pritshem, ndoshta do te krijohet nje departament i ri ne Asamblene Socialiste. Nuk eshte aspak habi qe ne forumet e emeruara neser nga Rama dhe Ruci te mesojme se eshte ngritur dhe grupi forces se nderhyrjes se shpejte et partise Socialiste. Kjo force e dajakut per mendimtaret ndryshe, FDJ ne PS, eshte prurja per te marre partine ne cdo cep te vendit me hir apo pa hir. Politika e re tani ka dhe FDJ, e cila nuk do te mundesoje fjali kunder deputeteve, drejtuesve te partise ne dege ne qarqe, aq me keq, qoftelarg per kupolen qe vjen nga Tirana. Tani mitingjet, me shembullin e Bashkim Metes, duhet te jene te gjitha nje duartrokitje, sepse premtimi ka ardhur. "Dajakpartia" nuk lejon ze te larte per mendimin ndryshe. Nuk besoj se kjo te jete nje kanosje indirekte per Levizjen per Mendim Ndryshe, e cila ka nje grafik te crregullt ne kundershtine e saj ndaj drejtimit te partise. Nervozizmi vjen nga Tirana, pasi kohet e fundit as profesoret e vjeter te PS, si Pellumbi, Agolli, Mejdani, nuk kane mbeshtetur sjelljen e kryebashkiakut, qe po lokalizon partine ne nje formacion qe nuk premton te sjelle fitore ne garat e ardhshme elektorale. Partia e Dajakut, eshte ajo e Sigurimit te Shtetit, qe mijera socialiste nuk e meritojne. 20 mije komisioneret e braktisur te zgjedhjeve, nuk meritojne te jene nen drejtimin e "Dajakpartise" qe tani Rama e ka shpalosur si platformen e re per te drejtuar. Por aty ku sundojne muskujt, biznesi, financat jashte politikes, edhe ky eshte precedent i pritshem. Socialistet duhet te qartesojne momentin e shpejte per te protestuar brenda partise se tyre, ku krahas shume lirive, po iu grabitet dhe liria e levizjes, qe ndryshe juridikisht quhet rrembim personi, ose pengmarrje partie dhe anetaresh partie, kodo qofshin.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›