E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja evropiane e vendeve te Ballkanit

Nga Franco Frattini, minister i Jashtem i Italise
dhe Bernard Kouchner, minister i Jashtem i Frances
Ne gazeten italiane "La Repubblica" dhe ate franceze "Le Monde" eshte botuar dje nje artikull i perbashket i Ministrave te Jashtem te Italise dhe Frances, Franco Frattini dhe Bernard Kouchner, me titull "E ardhmja evropiane e vendeve te Ballkanit". Permes ketij artikulli, dy Ministrat e Jashtem, shprehin angazhimin e tyre te plote per sa i perket te ardhmes evropiane te vendeve te Ballkanit, duke theksuar nevojshmerine liberalizimit te regjimit te vizave ne Hapesiren Shengen per qytetaret shqiptare dhe boshnjake. Gjithashtu Ministrat Frattini dhe Kouchner vene ne dukje se eshte pergjegjesia e Bashkimit Evropian qe bindja e pakundershtueshme per integrimin e vendeve te Ballkanit te behet realitet brenda ketij viti.
Kane kaluar 10 vjet qe kur ne Zagreb, ne vitin 2000, pas nje dhjetevjecari lufte dhe instabiliteti, Bashkimi Evropian konfirmoi per here te pare pa asnje dyshim rrugen evropiane te Ballkanit perendimor.
Dhjete vjet me vone, me rastin e takimit te 28-te te nivelit te larte franko-italian, i cili u zhvillua para disa ditesh, rikonfirmojme angazhimin tone te plote ne lidhje me kete perspektive. Duhet te mbyllim me sukses punimet e filluara ne Samitin e Zagrebit. Cdo vend i Ballkanit Perendimor ka vokacionin per te hyre ne Evrope, edhe pse, natyrisht, sipas meritave te gjithsecilit dhe permes nje procesi rigoroz reformash te brendshme. Nje gje e tille eshte e vlefshme per paqen dhe stabilitetin tone, por mbi te gjitha per paqen dhe stabilitetin e brezave qe do te vijne.
Viti 2010 mund te perfaqesoje nje vit vendimtar per vendet e Ballkanit Perendimor nese ne do te mund te japim nje shtyse te re dhe te perterire per te tejkaluar problemet e verteta qe ende rendojne: indiferenca dhe neglizhenca. Deshirojme te forcojme veprimin tone te perbashket ne kete rajon kaq prane, pikerisht sepse besojme se Evropa ka nevoje per Ballkanin dhe se Ballkani ka nevoje per Evropen.
Per te shkuar perpara eshte e domosdoshme mbi te gjitha te cojme perpara ceshtjen evropiane. Ky veprim nuk mund te shfuqizoje nje politike per vizat. Ne nje periudhe afat-shkurter, shpresojme se Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina do te mund te perfitojne nga liberalizimi i regjimit te vizave ne Hapesiren Shengen. Kerkesat teknike sigurisht qe duhet te respektohen: por duhet te evitojme rrenjosjen e bindjes sipas se ciles myslimanet e Ballkanit do te diskriminohen dhe se ata do te pengohen per te perfituar ato masa qe tashme i gezojne me te drejte serbet dhe malazezet qe nga fundi i vitit te kaluar. Liria e qarkullimit ne BE eshte themelore per te lejuar popujt e Ballkanit Perendimor te ndihen anetare me titull te plote te familjes evropiane.
Progresi i ceshtjes evropiane do te vije edhe nga avancimi i negociatave te anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Negociatat qe kemi cuar perpara me Kroacine jane ne fazen e tyre konkluzive. Kandidatura te reja te vendeve te tjera te rajonit jane depozituar se fundmi dhe duhet te shqyrtohen me shpejtesi.
Edhe nga ana e vendeve ballkanike duhet te behen te njejtat perpjekje. Ballkani perendimor duhet te ktheje faqe: nga nje e kaluar e dhimbshme drejt se ardhmes se tyre evropiane. I referohemi ne menyre te vecante Serbise dhe Kosoves, te cilat kane te njejtin vokacion per te hyre ne BE po qe duhet ende te percaktojne kushtet e bashkejeteses se tyre paqesore. Kjo eshte nje domosdoshmeri e pashmangshme: kush nuk pranon fqinjesine e mire nuk mund te beje pjese ne BE. Franca dhe Italia ndajne se bashku kete qendrim. Bernard Kouchner e ka konfirmuar kete ne Prishtine dhe Beograd me 1 dhe 2 marsin e shkuar.
Bosnje Hercegovina eshte nje tjeter shembull i veshtiresise dhe nevojes per te ndryshuar faqe. Franco Frattini do te shkoje atje sot, me 13 prill, dhe do te kerkoje qe komunitetet e ndryshme te punojne me shume se bashku dhe te tejkalojne ndryshimet e tyre. Zgjedhjet qe do te zhvillohen ne vjeshte duhet te vendosin ne qender te debatit fatin evropian te Bosnjes. Evropa eshte e ardhmja e ketij vendi dhe leadership-i boshnjak duhet te demonstroje se eshte ne lartesine e kesaj perspektive historike. Duhet te mbroje reformat e veshtira por te domosdoshme nese deshiron qe vendi i tyre t'i jape fund perfundimisht protektoratit dhe te behet nje shtet sovran, i pavarur dhe vend anetar i BE-se.
BE dhe Shtetet e Bashkuara ndajne se bashku te njejten ide mbi te ardhmen e Bosnje-Hercegovines. Udhetimi i fundit ne Sarajeve i Moratinos dhe i Zv.Sekretarit te Shtetit Steinberg tregoi, edhe nje here, vullnetin e evropianeve dhe amerikaneve per te vepruar se bashku ne favor te ketyre vendeve, si edhe angazhimin e plote te presidences evropiane per kete qellim. Me nisme te Italise dhe presidences spanjolle, do te zhvillohet ne muajin qershor ne Sarajeve nje Ministerial i zgjeruar BE - Ballkan Perendimor per te rilancuar projektin evropian.
Ballkani gjendet ne zemer te Evropes. Fati i tyre eshte evropian, askush nuk dyshon per kete. Pergjegjesia jone eshte ta bejme realitet kete bindje te pakundershtueshme.
Publikuar dje tek "La Repubblica", Itali dhe "Le Monde", France

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›