E Diel, 1 Nëntor 2026

Kotbusi fiton, Skela dhuron emocione Sipas asaj që raporton “Kicker”-i, mesfushori shqiptar pati një rast të mirë në minutën e 9-të takimit, përpara së në të 20’ me një gjuajtje të kalibruar të dhuronte emocione të mëdha, kur sfera kaloi ngjit

Energi Kotbus i Ervin Skelës arriti një fitore shpresëdhënëse në luftën për mbijetesë në Bundesliga 1, duke mposhtur 2-1 Verder Bremenin në “Stadiumin e Miqësisë”.

Sipas asaj që raporton “Kicker”-i, mesfushori shqiptar pati një rast të mirë në minutën e 9-të takimit, përpara së në të 20’ me një gjuajtje të kalibruar të dhuronte emocione të mëdha, kur sfera kaloi ngjitur me traun.

Hugo Almeida i Verderit realizoi golin e vetëm për miqtë në minutën e 45-të, ndërsa golat e fitores së Energisë u shënuan nga Iliev (5’) e Rangelov (90’).

Skela u zëvendësua në minutën e 81-të nga Riviç. Pas fitores në javën e 21-të të Bundesligës, Energi ndodhet në vendin e 14-të me 20 pikë.

KAPLLANI- Sulmuesi shqiptar Edmond Kapllani i pati të gjitha mundësitë për t’i dhuruar një pikë shumë të vlefshme Karlsruhes së tij, por sulmuesi shqiptar i aktivizuar si zëvendësues nga minuta e 79-të, nuk arriti të shndërrojë në gol rastin e paraqitur në minutën e 84-t.

Karlsruhe pësoi një tjetër humbje në shtëpi, kësaj radhe 0-1 me Eintrahtin e Franfkurftit (Faton Toski nuk ishte as në bankinë). Karlsruhe, me 17 pikë në 21 javë, ndodhet në vendin e 17-të, në zonën që të çon në Bundesligën 2 ta kampionatit gjerman të futbollit.

LALA -Hanover 96 i Altin Lalës humbi në transfertë 3-2 me Borusian e Mynshlengladbahut, ndërkohë që kapiteni i Kombëtares shqiptare, ende në ripuerim e sipër, e “shijoi” atë nga tribuna.

MAVRAJ -Bokumi i Mërgim Mavrajt barazoi në transfertë me Arminia Bielfeldin, ndërsa kosovari me pasaportë të dyfishtë, gjermane e shqiptare luajti gjatë gjithë takimit.

HYKA – Mainc 05 i Jahmir Hykës fitoi 3-1 në shtëpi kundër Rostokut në Bundeliga 2, në ndeshjen e zhvilluar ditën e premte. Mesfushori i Kombëtares shqiptare edhe pse ishte në bankinë nuk u aktivizua.
<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Courier New"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->



E Shtune, 21 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›