Dajti: Të zbardhen tabulatet e telefonave të policëve
Pas pushimeve verore Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur gjyqin ndaj Dritan Dajtit, të akuzuarit për vrasjen e katër policëve të skuadrës speciale operacionale në vitin 2009.
Gjyqi i cili ka futur në kolaps drejtësinë shqiptare prej 3 vjetësh është zhvilluar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku i akuzuari Dajti kërkoi tabulatet e telefonave të efektivave të policisë, të cilët ishin në aksionin e arrestimit të tij.
Ai këmbënguli gjithashtu edhe zbardhjen e bisedave telfonike të zyrtarit të Policisë së Shtetit, Arjan Muça, por kërkesa e tij është rrëzuar nga gjykata.
Pas rrëzimit të kërkesës së tij nga trupi gjykues, Dritan Dajti i revoltuar ka braktisur sallën e gjyqit.
Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin.