Nikole Kidman përplaset nga një biçikletë
Nicole Kidman e ka gjetur veten në tokë pasi është përplasur nga një biçikletë e cila drejtohej nga një paparac, pas daljes nga sfilata në New York Fashion Show.

Paparaci i njohur me emrin Carl Wu po përpiqej të shkrepte një fotografi të aktores teksa po dilte nga ndërtesa dhe aksidentalisht është përplasur me të.

Thuhet se aktorja është mjaft e zemëruar me këtë incident dhe se planifikon të ngrejë padi ndaj paparacit

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca ndërsa aktorja ka pësuar vetëm plagë të lehta.




