Serwer Diskutimi i territoreve pranon sovranitetin

Nenpresidenti i Institutit Amerikan per Paqe Daniel Serwer i ka deklaruar BBC-se se cfaredo diskutimi per mundesine e korrigjimit te kufijve ose te statusit per veriun e Kosoves do te shenonte pranimin e sovranitetit te autoriteteve ne Prishtine.Ai tha se per veriun duhet te diskutohet vetem zbatimi i planit Ahtisaari qe parasheh zgjidhje te posacme te qeverisjes.Sipas tij qellimi i Rezolutes se miratuar ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se ishte hapja e dialogut mes Prishtines e Beogradit per marredhenie te mira fqinjesore meqe sic tha kjo marredhenie e kushtezon anetaresimin e Serbise ne BE.
Ne nje interviste me BBC-ne zoti Serwer e ka cilesuar si me te dobishme perfshirjen e BE-se ne procesin e bisedimeve ndermjet Prishtines e Beogradit ne vend te OKB-se qe sipas tij eshte neutral ndaj statusit te Kosoves.Zoti Serwer e cilesoi si te natyrshem zhbllokimin e procesit te anetaresimit te Serbise ne BE pas bashkepunimit me Brukselin rreth Rezolutes per Kosoven.
A e ka merituar Serbia qe ti pershpejtohet procesi i vleresimit per anetaresim ne BE
Une pres qe shqiptaret te insistojne ne pranine e Uashingtonit dhe une do te isha i befasuar nese ata nuk e bejne kete. Kjo i takon BE-se qe te vendose por mund te themi se perparimi i Serbise drejt BE-se do te ishte i bllokuar gjithnje perderisa ajo do te kembengulte ne projekt-rezoluten e paraqitur ne Asamblene e Pergjithshme te cilen BE-ja e konsideronte si te papranueshme. Prandaj eshte krejt e natyrshme dhe me duket se kur ceshtja e rezolutes ne AP te OKB-se u zgjidh ne favor te BE-se atehere ata duhej ta zhbllokonin procesin e anetaresimit te Serbise. Mendoj se kjo eshte krejt e natyrshme.
Pra ky ishte kompromisi qe BE-ja ta kete ne anen e saj Serbine ne mbledhjen e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se
Kjo eshte pershtypja ime dhe gjithashtu pershtypje imja eshte se ishte qind per qind e suksesshme ne mundjen e rezolutes se propozuar dhe nderrimin e saj me nje tjeter qe ishte e pranueshme per te gjitha vendet anetare te BE-se. Duke e arritur kete mendoj se eshte e natyrshme qe procesi i anetaresimit te Serbise ne BE te cohet perpara sipas meritave. Por mendoj se nuk ka dyshim se Serbia duhet te permbushe kriteret per tu anetaresuar ne BE. Nje nga keto kritere te rendesishme qe Serbia duhet te permbushe eshte marredhenia e mire me fqinjet. Dhe marredhenia e mire fqinjesore nenkupton edhe marredhenie te mira me Kosoven. Kjo gjithashtu nenkupton se Serbia duhet te zgjidh ceshtjen e Kosoves ceshtjet e ndersjella perpara se te anetaresohet ne BE.
Por duke e pare kete kerkese te BE-se per te pershpejtuar procesin e vleresimit te permbushjes se kritereve per anetaresim te Serbise a nuk eshte paksa jo e drejt ndaj Shqiperise Maqedonise Mali te Zi dhe gjithashtu edhe Kroacise Kjo per arsye se keto vende eshte dashur te ecin drejt nje rruge me te veshtire per tu anetaresuar
Une pres qe Serbia duhet te permbushe te gjitha kriteret sic po i permbushin Kroacia dhe te gjitha vendet e tjera. Une nuk mendoj se ka dyshime per kete. Por gjithashtu eshte me rendesi te pranohet se Serbia ne shume ceshtje teknike eshte me e pergatitur se sa vendet e tjera ne Ballkan. Menyra me e mire ketu eshte pergatitja sa me e mire per BE-ne dhe ata qe duan te anetaresohen ne vend te vleresimit te perparimit te Serbise duhet ta pergatisin veten teknikisht sa me shpejt dhe sa me mire te jete e mundur.
Ju thoni se nje nga kriteret per anetaresim ne BE eshte edhe marredhenia e mire fqinjesore. Keto kohet e fundit kemi pare perseritje te perplasjeve mes shqiptareve dhe serbeve ne veri te Mitrovices. Duket se perplasjet jane te pashmangshme ne kete pjese. A mos po behen me te renda marredheniet mes tyre tani
Mund te jete keshtu por ju garantoj se Serbia nuk mund te behet anetare e BE-se pa nje marredhenie te mire fqinjesore me Kosoven. Por nje obligim i ngjashem eshte edhe per Kosoven qe te kete nje marredhenie te mire fqinjesore me Serbine. Me duket se qellimi i rezolutes se paraqitur ne Asamblene e Pergjithshme ishte hapja e dialogut mes Prishtines e Beogradit qe do te rezultonte ne marredhenie te mira fqinjesore dhe ti jepet fund pandjeshmerise qe po luhet ne veri posacerisht.
Tani pas miratimit te rezolutes ne AP te OKB-se duket sikur Kombet e Bashkuara nuk po luajne me rol kryesor. Ne plan te pare ka dale BE-jahellip
Eumlshte shume me mire te jete BE-ja qe te pakten eshte e ndare rreth ceshtjes se Kosoves meqe OKB-se i kerkohet te jete neutrale ndaj statusit. Dhe nga pikepamja posacerisht e kosovareve eshte shume me mire te kete perfshirje te BE-se se sa te OKB-se.
Por jane ende 5 vende anetare te BE-se qe nuk e kane njohur Kosoven
Pavaresisht kesaj ata kane arritur nje qendrim te perbashket me 22 vendet e tjera anetare per te paraqitur rezoluten ne AP te OKB-se. Ishte ky qendrimi i perbashket i BE-se qe mundesoi rrezimin e rezolutes serbe dhe zevendesimin me dicka qe te gjithe mund ta perkrahnin. Prandaj BE-ja eshte gjithnje e me shume e bashkuar do te thosha rreth kesaj ceshtjeje edhe pse pese vendet anetare te BE-se nuk e kane njohur ende Kosoven.
Por si ti lexojme atehere zhvillimet e fundit Eumlshte kjo kerkese per hapjen e dialogut per statusin e Kosoves apo per statusin e veriut te Kosoves apo per dicka tjeter
Une thashe se mund te lexohet ne ate menyre. Duhen dy pale qe te diskutojne gjerat. Por nuk e pres qe autoritetet ne Prishtine te pajtohen per te diskutuar statusin. Serbia do te hyje ne bisedime duke mbajtur qendrimin e saj per statusin dhe une supozoj se ketu do te jete fundi i bashkebisedimit sepse nuk ka bashkebisedim qe te zhvillohet per statusin me autoritetet ne Prishtine dhe kjo eshte shume e qarte.
Gjithashtu mendoj se askush ne bashkesine nderkombetare nuk eshte i gatshem qe te beje trysni mbi Prishtinen per te diskutuar ceshtjen e statusit. Nese ata duan te diskutojne korrigjimin e kufijve apo statusin e Kosoves veriore ata mund ta bejne kete. Sipas pikepamjes sime ato jane dy shtete sovrane dhe si te tilla mund te diskutojne territorin e tyre nese e duan kete. Por mendoj se duhet te jete shume e qarte se cfaredo diskutimi per korrigjim te kufijve ose te statusit te Kosoves Veriore eshte ne fakt pranim i sovranitetit te autoriteteve ne Prishtine.
Me lejoni tju pyes. Nese nje lloj kompromisi per rezoluten e paraqitur ne AP te OKB-se ishte pershpejtimi i procesit te anetaresimit te Serbise ne BE a mund te jete kompromisi i dyte nje status i posacem per veriun e Kosoves
Me sa di une nuk ka nje marreveshje te ketij lloji. Sic e thashe nderkombetaret amerikanet dhe evropianet jane kunder cfaredo cenimi te teresise tokesore te Kosoves. Dhe arsye per kete eshte mundesia e implikimeve ne Maqedoni dhe Bosnje. Sipas pikepamjes sime Serbia gjithashtu duhet te jete e frikesuar nga keto implikime sepse ajo nuk do te duhej te ishte nje vend qe eksporton paqendrueshmeri. Mund te kete bisedime per statusin e Veriut te Kosoves por ne fund ajo pjese e territorit do te mbetet pjese e Kosoves. Ahtisaari ka parashikuar zgjidhje te posacme per qeverisjen e atij territori dhe une nuk shoh se ka dicka tjeter te diskutohet pervec zbatimit te planit Ahtisaari.
E permendet Uashingtonin. Por ai nuk eshte parapare ne rezolute as nuk eshte permendur mundesia e pjesemarrjes se zyrtareve amerikane ne ndermjetesim. Eumlshte vetem BE-ja
Une pres qe shqiptaret te insistojne ne pranine e Uashingtonit dhe une do te isha i befasuar nese ata nuk e bejne kete.