E Diel, 1 Nëntor 2026

Dako Durresi me te rinjte nuk ndalet me

Qe ne ditet e para te qeverisjes lokale se qytetit bregdetar nga kryetari i Bashkise Vangjush Dako Bashkia eshte fokusuar me programe te vecanta per te rinjte duke filluar qe nga krijimi i mundesive per programe kualifikuese profesionale nxitje per arsimim dhe punesim si dhe hartimi i projekteve te perbashketa per mbrojtjen atyre grupmoshave qe jane lehtesisht te cenueshme nga fenomenet negative.


Evidentimin e ketyre nismave kryebashkiaku Dako e ka bere gjate perurimit te cadres se tij elektorale ne qender te Durresit. Ne kete perurim merrnin pjese qindra te rinj durrsake te cilet u shprehen ne mbeshtetje te Dakos ne zgjedhjet vendore te 8 majit. Ne keto zgjedhje Dako kerkon nje mandat te dyte ne postin e kryebashkiakut. Ne kete takim mjaft entuziast me te rinjte durrsake Dako ne fjalen e tij eshte ndalur kryesisht tek ata mijera te rinj qe votojne per here te pare. Votimi per here te pare eshte nje moment mjaft i vecante ne jeten e nje te riu. Ne kete menyre ata vendosin per politika qeverisese me te mira lokale dhe te pergjithshme. I nxis te dalin ne votim dhe te votojne per koalicionin qe une perfaqesoj si kandidat. Sot Durresi eshte shume me mire se disa vite me pare dhe kjo eshte arritur permes nje pune te vazhdueshme dhe me shume perkushtim nga stafi qe une drejtoj ka nenvizuar Dako.


Kryebashkiaku eshte shprehur se eshte i ndergjegjshem qe ne drejtim te te rinjeve duhet bere akoma me shume sepse ata sipas tij jane forca dhe rruga e vetme qe se bashku me te majten progresiste te mbyllin per vendin nje kapitull te turpshem qeverisje qe ka hapur qeverisja qendrore e PD-se. Dako ka nenvizuar se te rinjte duhet ti japin nje mesazh te forte me voten e tyre qeverise Berisha dhe kandidatit te saj ne Durres Ferdinand Xhaferaj se Shqiperia dhe Durresi nuk mund te jene peng i politikave bllokuese dhe hakmarrese te PD-se qe kane penalizuar ne disa raste banoret dhe qytetin e Durresit se Durresi nuk mund te jete nje qytet me turizem te zhvilluar ku ne krah te tij qeveria e zotit Xhaferaj po pergatit nje masaker mjedisore me TEC-in qe kerkon te ndertoje ne Porto- Romano.


Ne jemi rruga e vetme nuk eshte thjesht nje slogan fushate elektorale por eshte nje e vertete pasi Durresi nuk mund te ndalet me dhe se puna jone per shnderrimin e tij nuk mund te ndalet mi. Te rinjte jane sot promotore te zhvillimit te qytetit. Bashkia do te jete ne krah te tyre duke ndertuar me shume shkolla me shume fusha sportive duke nxitur punesimin dhe formimin e tyre profesional ka nenvizuar Dako.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›