Shkopet nxirret nga liqeni trupi i pajete i kirurgut 65-vjecar
MAT - Polumbaret bene te mundur nxjerrjen e trupit te pajete te mjekut kirurg Tahir Alku i cili ra se bashku me mjetin e tij tip Golf teksa po udhetonte nga Bulqiza ne drejtim te Tiranes. Qe prej dites se djeshme kur afer ores 1150 makina me te cilen udhetonte ra ne nje gremine prej 100 metra ne thellesite e ujit te liqenit te Shkopetit ne zonen 3 forcat policore dhe te aferm te tij sebashku me polumbaret jane munduar te nxjerrin trupin e pajete te kirurgut por ka qene e pamundur per shkak te thellesise dhe ujerave te turbullta.
Sot ne mengjes rreth ores 930 forcat polumbare filluan kerkimin dhe bene mundur te gjejne makinen ne liqen nga ku lidhen nje kavo celiku perreth saj per ta lidhur me pastaj me nje vinc privat qe e terhoqi nga siper. Pasi u nxor ne siperfaqe te ujit makina me nje gur fresibeliu be prerja e saj nga ku u nxor dhe trupi i pajete i mjekut kirurg 65-vjecar dhe me pas trupi i pajete i tij u transportua me varke deri tek ura e Ulzes per ta derguar ne morg me nje ambulance te Matit. Gjate gjithe ketij aksioni ishin te pranishem familjare dhe forca te shumta policie.
Dje u hodhen dyshime se mund te kishte dhe te tjere persona te vdekur brenda ne makine por policia konfirmon se 65-vjecari ishte i vetem nisur dhe nga fakti se nuk ka asnje denoncim per zhdukje personash. Por dhe ne momentin e prerjes se makines nuk u gjet kufome tjeter ndersa makina me pas eshte leshuar serish ne fundin e liqenit te Shkopetit.
Mjeku kirurg Alku sherbente ne spitalin e Bulqizes ndersa banonte me familjen ne Tirane por per shkak te mungeses se mjekeve ne Bulqize i ishte pergjigjur thirrjes per te sherbyer atje ne mes banoreve dhe minatoreve te Bulqizes.