Berisha Berati do te jete pol i fuqishem i industrise bujqesore
Kryeministri i vendit Sali Berisha ishte pasditen e sotme ne qytetin e Beratit ku hapi fushaten elektorale dhe prezantoi kandidadtin e kesaj partie per zgjedhjet vendore Ilir Decolli. Berisha kerkoi votat e qytetareve te Beratit per kandidatin Decolli duke e cilesuar ate si njeriun human djalin beratas i cili ne krye te kesaj bashki do te ndryshoje pamjen e ketij qyteti. Kam kenaqesine qe te prezantoj sot perpara jush humanistin dhe djalin beratas i cili me votat tuaja te 8 majit do te jete ne krye te bashkise se Beratit. Une ju garantoj se me Decollin ne krye te bashkise se ketij qyteti ne do ta shnderojme Beratin ne qytetin modern tha.
Ai e cilesoi qytetin e Beratit si margaritarin ne kuroren e bukurise se ketij vendi i cili pasi u be pjese e trashgimine mbareboterore UNESCO-s tashme do te behet i njohur ne te gjithe boten.
Ne ia dolem qe ta vendosim Beratin ne listen e trashegimise boterore dhe tashme do ta rindertojme do ta ndertojme ate duke e shnderuar ne nje nga polet me te fuqishme te industrise bujqesore dhe qendres akademike ne vend tha kryeministri i vendit.
Berisha premtoi se fermeret e ketij qarku do te jene serish ne vemendjen e qeverise pasi do te suvensionohen nga ana e shtetit. Rendesi paresore ka qe ju fermeret te ndertoni jeten tuaj dhe te shkeputeni nga varferia dhe te ecni drejt prosperitetit.
Vite me pare ne ishim vendi me ekonomi te semure dhe te falimentuar dhe sot jemi ne krye te listes se zhvillimit pasi kemi ulur papunesine kemi rritur pagat dhe pensionet tha Berisha.