E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dako Gjykata te vendose per portin e peshkimit



Porti i peshkimit i miratuar nga Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise per tu ngritur ne shetitoren buze detit ne Durres do te kaloje permes rrugeve gjyqesore. Nje dite pas vendimit te KRRTRSH-se reagoi Bashkia e Durresit e cila e cilesoi te jashteligjshme dhe shkelje te hapur te autonomise se pushtetit vendor. Kreu i Bashkise Vangjush Dako doli dje para mediave duke shprehur ne menyre te hapur qendrimin kunder per kete projekt i cili ka marre me pare miratimin e KRRT-se se qarkut te Durresit dhe dy dite me pare u miratua ne instancat me te larta te qeverise. Dako i kerkoi kryeministrit Berisha qe ta rishikoje edhe njehere kete vendim duke rikthyer perplasjen me qeverine qe prej janarit te ketij viti per projektin e Bankes Boterore fondet e se ciles rrezikojne te digjen per tejkalimin e afatit te levrimit te tyre.

Kundershtimi
Vendimi i KRRTRSH-se per portin e peshkimit eshte i jashteligjshem dhe nje shkelje e hapur e autonomise lokale ndaj ne do tu drejtohemi gjykatave te cdo niveli per kete ceshtje dhe i kerkojme kryeministrit ta rishikoje kete vendim dhe te mos e zbardhe ate. Keshtu deklaroi dje kryebashkiaku i Durresit Vangjush Dako. Ai pohoi se eshte anashkaluar teresisht Keshilli i Rregullimit te Territorit te Bashkise Durres.
Pasi jemi njohur me vendimin e KRRTRSH-se qe miraton ndertimin e portit te peshkimit ne ate vendndodhje qe Bashkia e Durresit e ka kundershtuar per nje sere arsyesh te argumentuara me se miri ne i kerkojme kryeministrit te Shqiperise ta rishikoje kete vendim dhe te mos e zbardhe ate per arsye se ai shkel plotesisht autonomine vendore - tha para mediave Dako. Vendimi per ndertimin e portit te peshkimit ne ate vend u mor fillimisht nga KRRT-ja e qarkut me justifikimin se thjesht po miratonte ne parim nje vendim te meparshem te qeverise. Autoritetet vendore pohojne se edhe KRRT-ja e qarkut ka shkelur ligjin sipas te cilit cdo leje ndertimi brenda vijave te qytetit merret vetem nga KRRT-ja e Bashkise. Dua te theksoj se e gjithe kjo procedure ne qark dhe ne KRRTRSH eshte bere ne menyre te fshehte joligjore dhe jotransparente - pohoi dje Dako. Sipas tij KRRTRSH-ja nuk duhej ta kalonte kete vendim. Kreu i Bashkise me te madhe bregdetare ne vend sqaroi se sipas ligjit vetem KRRT-ja e Bashkise se Durresit mund te marre vendime per leje ndertimi per cfaredo objekti qe ndodhet brenda vijave te qytetit. Ne kerkojme moszbardhjen e ketij vendimi ndryshe do ti drejtohemi gjykates - tha prere zoti Dako.

Perplasja
Ndertimi i portit te peshkimit ne shetitoren buze detit ne Durres eshte kthyer ne nje molle sherri mes pushtetit vendor dhe qeverise. Ministria e Puneve Publike dhe Transportit si dhe Ministria e Bujqesise kane siguruar nje kredi ne shumen 5 milione euro nga Banka Boterore per ndertimin e ketij porti ne nje zone tejet te populluar fare prane terminalit te trageteve ne Portin e Durresit. Tashme fondi i ofruar nga kjo banke rrezikon te digjet pasi jane tejkaluar thuajse te gjitha afatet per levrimin e fondeve. Para disa muaj u shenua edhe perplasja e pare ne nje seance degjimore mes grupeve te interesit e realizuar nga Bashkia Durres. Peshkataret akuzuan kryebashkiakun Dako. Ata u mbeshteten edhe nga deputetet dhe keshilltaret e djathte ne keshillat e Bashkise dhe te Qarkut.
Ne fundin e janarit te ketij viti kryebashkiaku Dako dha tri argumente kunder projektit te cilat kane te bejne me mjedisin trafikun dhe imazhin turistik. Ai pohoi se Bashkia e Durresit ka paraqitur tri alternativa per vendin ku duhet ndertuar porti pasi ne vendin ku aktualisht kerkohet per tu ndertuar Bashkia ka projekt ne perspektive ndertimin e nje porti jahtesh qe jep impakt pozitiv ne zhvillimin e turizmit Zgjedhja per te realizuar nje infrastrukture industriale pergjate shetitores urbane prane detit ne Durres eshte sigurisht jo adekuate dhe per me teper ne kontrast me imazhin turistik qe ka ne vitet e fundit qyteti - tha kryetari i Bashkise. Realizimi i nje infrastrukture te tille ne te vertete do te gjeneronte pervec nje impakti negativ viziv per ata qe perdorin shetitoren edhe nje impakt akoma me negativ mbi trafikun urban sepse mjetet per transportin e peshkut do te ishin te detyruara te pershkonin rruget e qendres se qytetit ne nje kohe kur qendrat e qyteteve turistike duhen zbrazur nga trafiku per te favorizuar kushtet ambientale per turistet dhe per vete banoret e qytetit.

Referendumi
Ai propozoi qe porti i peshkarexhave mund te realizohet per shembull ne zonen verilindore te portit tregtar ne nje zone me pak te cmueshme nga pikepamja turistike dhe ne afersi te ngushte me autostraden qe lidhet me Tiranen. Nje hipoteze tjeter mund te jete qe te krijohet nje hapesire ne brendesi te portit tregtar per tiu dedikuar aktivitetit te peshkimit e po keshtu nje alternative tjeter eshte edhe ne zonen e Porto Romanos. Per zonen ku eshte parashikuar per tu ndertuar porti i peshkimit Bashkia e Durresit thote se po pergatitet nje plan urbanistik nga nje studio e huaj e cila eshte shprehur qe ne fillim kunder ngritjes se nje vendi per ankorimin e peshkarexhave buze detit prane shetitores. Kryetari i Bashkise Dako nuk pati perjashtuar as idene per zhvillimin e nje referendumi nese nuk gjendet gjuha e perbashket me qeverine ne lidhje me kete ceshtje.
Drejtuesit vendore u shprehen dje se KRRTRSH-ja e drejtuar nga kryeministri i Shqiperise e miratoi kete vendim duke shkelur rende ligjin autonomine vendore si dhe vullnetin e qytetareve te Durresit. Tashme pritet qe per fatin e ketij projekti te vendose Drejtesia por kjo do te thelloje edhe me tej perplasjen mes Bashkise se Durresit dhe pushtetit vendor.

PORTI I PESHKIMIT

PROPOZIMET E BASHKISE

1- Zona verilindore e portit tregtar e cila eshte me pak e cmueshme nga pikepamja turistike dhe ndodhet ne afersi te ngushte me autostraden qe lidhet me Tiranen.

2- Nje propozim tjeter eshte ndertimi i portit te peshkimit brenda zones se portit tregtar ne Durres pasi ndodhet ne nje vend ku infrastruktura eshte e ndertuar.

3- Propozimi i trete eshte ndertimi i portit te peshkimit ne zonen e Porto Romanos larg zonave te banuara duke shmangur ndotjen qe mund te shkaktohet nga peshkarexhat.

ARGUMENTET KUNDER

A- Mjedisi - prania e peshkarexheve buze shetitores mund te sjelle ndotje nga mbetjet dhe karburanti qe perdorin mjetet lundruese.

B- Trafiku - mjetet e tonazheve te ndryshme me destinacion portin e peshkimit mund te bllokojne qarkullimin e mjeteve te vogla dhe kembesoreve.

C- Imazhi turistik - prish imazhin e zones e cila perdoret si shetitore. Ne projekt eshte parashikuar ndertimi i nje porti jahtesh ne kete zone.

5 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›