Nisja e shkollave policia merr 12 porosi per sigurine
TIRANE - Policia ka marre 12 porosi nga drejtori i Pergjithshem Hysni Burgaj me rastin e fillimit te vitit shkollor. Krijimi i nje mjedisi te sigurt dhe te qete per zhvillimin normal te shkolles dhe aktiviteteve te tjera jashteshkollore ishte qellimi kryesor i takimit te drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Hysni Burgaj me drejtues te policive ne qarqe dhe njesive rajonale rrugore ne vend. Dy dite para fillimit te vitit te ri shkollor 2010 kreu i Policise renditi nje sere masash qe Policia ka marre per sigurimin e rendit ne shkolla dhe te gjitha institucionet arsimore te te gjitha niveleve. Burgaj garantoi gjithe sherbimin e nevojshem per te siguruar rendin dhe qetesine ne ambientet shkollore per te cilat ai tha se do te merren masa dhe detyra konkrete. Burgaj u kerkoi drejtuesve te njesive rajonale rrugore marrjen e masave per levizjen e lire te mjeteve dhe kalimtareve vecanerisht ne shkollat ku qarkullimi i mjeteve eshte me i madh. Nje vemendje e vecante u duhet kushtuar edhe mjeteve qe transportojne nxenesit e shkollave sikurse jane furgonet - tha ai.
Takimi
Me rastin e fillimit te vitit shkollor Policia e Shtetit do te ofroje sherbimet e saj per te siguruar rendin e qetesine ne ambientet shkollore tha Burgaj. Sipas tij per kete qellim do te merren masa me detyra konkrete te qarta dhe te realizueshme. Une nuk do te ndalem gjate ne keto detyra pasi ju do te njiheni do ti diskutoni dhe do te percaktoni aktivitete konkrete per realizimin e tyre por shkurtimisht dua te theksoj disa momente kryesore te kesaj veprimtarie - tha gjate fjales se tij drejtori i Policise se Shtetit Hysni Burgaj. Nga policia te behen ftesa konkrete dhe te krijohen kushtet qe me ta te zhvillohen dhe takime te ndryshme. Ne kete drejtim te bashkepunohet dhe me Parlamentin Rinor Shqiptar. Keto ishin disa nga ceshtjet qe mendova se duhen trajtuar ne kete takim ne menyre qe te garantohet siguria maksimale duke bashkepunuar per kete qellim me drejtuesit e shkollave stafet pedagogjike komunitetin e prinderve dhe me te gjithe stafin qe jane te perfshire ne kete proces per te qene te suksesshem e perballuar me sukses fillimin e vitit te ri shkollor - deklaroi ne fjalen e tij drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj.
Siguria rrugore
Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj zhvilloi nje takim diten e djeshme me drejtuesit e drejtorive te policise ne qarqe dhe me shefat e njesive rajonale te Policise Rrugore ne kuader te masave te Policise se Shtetit per fillimin e vitit te ri shkollor. Gjate fjales se tij Burgaj tha se ky vit ishte nje vit ndryshe nje vit prove e pervoje te re per Policine e Shtetit. Per te kuptuar kete mjafton te permend vetem nje shifer. Nga data 21 maj qe perkon me diten e hapjes se tunelit e deri diten e djeshme kane kaluar ne kete tunel mbi 700 mije mjete e mbi 2 milione e 800 mije shtetas ne hyrje-dalje shifer qe deshmon per fluksin e ketij viti qe u menaxhua me sukses nga efektivat e Policise se Shtetit. E zhvillojme kete takim me qellim qe te prezantojme dhe te diskutojme nje sere masash dhe detyra ku do te perqendrohet veprimtaria e Policise se Shtetit per sigurimin e rendit e qetesise ne shkolla dhe institucione arsimore te te gjitha niveleve. Qellimi eshte krijimi i nje mjedisi te sigurt e te qete qe procesi mesimor dhe aktivitetet e tjera shkollore te zhvillohen normalisht ne te gjithe vendin.
Porosite e Burgajt
1. Sherbimi per sigurimin e rendit e qetesise ne shkolla te planifikohet ne planet e dislokimit dhe te mos i lihet spontanitetit.
2. Ne funksion te sigurise se rendit e te qetesise ne shkolla te angazhohen te gjitha strukturat e Policise ne koordinim dhe bashkepunim midis tyre bashkepunim i cili duhet te jete shume korrekt.
3. Te vendoset nje bashkepunim i qendrueshem me drejtuesit dhe personelin pedagogjik te shkollave te merret informacion prej tyre dhe te plotesohet cdo kerkese qe ata paraqesin ne funksion te sigurise ne shkolla. Per kete qellim te vendosen pika kontakti per te mbajtur lidhje te vazhdueshme.
4. Sherbimet e Policise te ofrojne ndihme jo vetem gjate zhvillimit te mesimit por edhe kur shkollat organizojne aktivitete te ndryshme kulturore apo sportive.
5. Te sigurohet prezenca e sherbimeve te policise ne afersi te shkollave ne oraret e fillimit mbarimit te mesimit si dhe gjate pushimeve.
6. Ne menyre te vecante te merren masa sigurie dhe ne ambientet e konvikteve.
7. Te vleresohet cdo konflikt apo informacion me qellim parandalimin e ndodhjes se veprave penale ne ambientet shkollore.
8. Policia Rrugore te organizoje sherbime sidomos ne ato shkolla qe jane ne afersi te rrugeve me qarkullim te dendur dhe ka mundesi aksidenti kujdes i vecante te tregohet ne Tirane per vete ngarkesen dhe trafikun e madh.
9. Te bashkepunohet me pushtetin vendor per te plotesuar dhe permiresuar sinjalistiken rrugore ne afersi te ambienteve shkollore.
10. Te ushtrohen kontrolle te vazhdueshme ndaj drejtuesve te mjeteve dhe te mjeteve qe transportojne nxenes shkolle.
11. Punonjesit e policise te tregohen te gatshem dhe te marrin pjese ne ore te vecanta mesimi qe mund te zhvillohen ne shkolla sidomos per edukimin me rregullat e qarkullimit rrugor per rrezikun e perdorimit te lendeve narkotike etj.
12. Ambientet e policise drejtorite komisariatet dhe stacionet te vendosen ne dispozicion e te jene kurdohere te hapura per vizita nga nxenesit e shkollave.
5 Shtator 2010