Dako Mbeshtetje artisteve durrsake

Kreu i Bashkise se Durresit zhvilloi nje takim me artiste te spikatur durrsake ne fushen e teatrit muzikes piktures etj gjate te cilit Dako prezantoi punen e Bashkise ne mbeshtetje te jetes artistike ne Durres dhe projektet per te ardhmen si dhe degjoi oinionet propozimet dhe kerkesat e artisteve.
Dako ne fjalen e tij theksoi rendesine qe ai u ka dhene eventeve artistike gjate mandatit te tij kjo edhe per faktin se qyteti i Durresit eshte tashme dhe nje metropol i turizmit shqiptare.
Duke sjelle ne vemendjen e artisteve durrsake mbeshtetjen qe bashkia ka dhene per Festivalin Nderkombetar te Filmit per Festivalin Nderkombetar Netet e Muzikes Klasike per Festivalin Nderkombetar te Dansit Albania Dance Meeting per koncertin i violinistit Tedi Papavrami per Festivalin e Muzikes se Dhomes Koncertin per Nene Terezen si dhe mbeshtetjen per disa projekte teatrore Dako ka nenvizar ne fjalen e tij se Durresi antik dhe Durresi modern qe po ndertohet ne saje te punes se bashkise do te mbijetoje dhe do te zhvillohet nese do te mund te nderthure e te zhvilloje natyrshem keta dy elemente.
Dako publikoi edhe projektet e bashkise per kater vitet qe vijne mes te cilave ndertimin e nje biblioteke si dhe nje qendre te madhe multimediale ne ambientet e mazoleumit.
Nuk mund te kete zhvillim te Durresit pa zhvillimin e artit dhe te jetes kulturore e artistike. Durresi ka nje potencial artistesh te cilet i kane dhene jete jo vetem kultures se qytetit por edhe asaj kombetare. Jam i vendosur qe ky dimension kulturor te zhvillohet akoma me shume gjate kater viteve qe vine ka premtuar Dako.
Sipas tij keto dite do te perurohet edhe galeria e re e artit figurativ ne qender te qytetit ne te cilen artistet do te kene mundesi te prezantojne punimet e tyre jo vetem ne vlera artistike por edhe per qellime biznesi.