E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me 21 janar u vrane 4 njerez ju flisni per integrim

Ngjarja e 21 janarit korrupsioni parlamentar dhuna e deputeteve dhe shitja e turpshme e votave mund te ndikojne tek qytetaret qe te mos votojne. Ata mund te gjejne shume arsye per tiu shmangur votimeve. Nga ana tjeter dy koalicionet kryesore duhet ti pergjigjen apelit te Komisonit Europian per zgjedhje te ndershme dhe pergjegjshmeri. Me keto fjale i eshte drejtuar dje forcave politike ambasadori holandez ne Tirane Henk Van Den Dool.

Ai eshte shprehur shume i shqetesuar per situaten politike ne vend dhe per mungesen e reagimit si nga drejtesia ashtu edhe nga qytetaret. Henk Van Den Dool ka vleresuar faktin se media ka publikuar shume raste korruptive por ka munguar reagimi nga institucionet pergjegjese.

Ne fakt mjafton te hapesh gazetat dhe shembujt e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin te perplasen ne fytyre. Mjafton te ndezesh televizorin dhe te jesh deshmitar i gjuhes fyese dhunes fizike ne parlament. Kandidatet ushtrojne dhune ndaj njeri-tjetrit si dy jave me pare dhe politikanet e te gjitha paleve vazhdojne qe te flasin per te gjetur gjuhen e zgjidhjes per keto debate- tha ambasadori holandez.

Ai iu rikthye ceshtjes se dhunes duke marre si shembullin me tragjik ate qe ndodhi me 21 janar perpara zyres se kryeministrit Berisha. Ne 21 janar kater persona u vrane ne bulevard ne Tirane ne nje kohe qe flitet per balance dhe per proceset e integrimit europian.

Rezultatet e zgjedhjeve te kaluara ne Shqiperi kane qene te kontestueshme por edhe pse ka pasur keshillime per nje proces demokratik ka persona te cilet nuk shqetesohen aspak te refuzojne te marrin pjese ne menyre demokratike ne zgjedhje por jane te gatshem ta shesin voten e tyre- tha Henk Van Den Dool.

Ambasadori holandez i kerkoi politikes shqiptare qe keto fjale ti marre si nje paralajmerim serioz per problemet qe ka vendi. Komisioni po ben thirrje per nevojen e pergjegjshmerise dialogun konstruktiv. Por akoma Shqiperia ne 20 vjet vazhdon te quhet vend i trazicionit ku akoma edhe sot ka incidente sic ka ndodhur gjate ketyre diteve- tha ambasadori holandez Henk Van Den Dool.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›