E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta ne Lushnje Djegia e flamujve jo shkak per konflikte

Kreu i LSI-se prezanton kandidatin

Kryetari i LSI-se Ilir Meta prezantoi dje kandidatin e koalicionit Aleanca per Qytetarin per kryetar te Bashkise se Lushnjes Albert Sanxhaku. Ne fjalen e tij Meta shprehu bindjen se Lushnja do te votoje ne menyre qe bashkia te zgjidhe problemet e qytetareve dhe te mos merret peng nga ata qe e kerkojne bashkine per te bere sherr me qeverine. Keto jane zgjedhje vendore per tu dhene zgjidhje problemeve qe ka komuniteti ne Lushnje apo ne cdo bashki dhe komune te Shqiperise dhe nuk jane zgjedhje per tu dhene bashkite atyre qe kerkojne te thellojne konfliktet politike vetem per interesin e karrieres se tyre personale nenvizoi kreu i LSI-se. Ai shtoi se me 8 maj qytetaret ne menyre demokratike do te votojne per ata qe kane nje program bilanc pozitiv dhe qe bejne nje fushate te hapur dhe transparente. Duke ftuar te gjithe qytetaret per nje fushate te emancipuar Meta tha se djegia e nje flamuri te LSI-se dhe PD-se nuk perbejne asnje lloj shqetesimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›