Dako: Xhaferraj, nuk sheh investimet në Durrës
Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, zhvilloi dje një sërë takimesh në lagje të ndryshme të qytetit bregdetar. Në këto takime, Dako akuzoi rivalin e tij, Ferdinand Xhaferraj, si një kandidaturë e papërshtatshme për qytetin e Durrësit. Ai u shpreh se gjatë 4 viteve, është punuar për turizmin në qytetin e Durrësit, por këto ndryshime, sipas tij, nuk janë vënë re nga kandidati Xhaferraj. “Puna jonë për shndërrimin e Durrësit në epiqendër të turizmit shqiptar do të ishte e paplotë pa ndërhyrjet e forta dhe energjike për sistemin edhe të zonave industriale, siç është edhe Shkozeti. Ndryshimet në këtë zonë janë të prekshme. Këto ndryshime nuk arrin të shihen mesa duket vetëm nga rivali im për kryebashkiak Ferdinand Xhaferraj, i cili mesa duket është i zënë dhe nuk ka kohë për një gjë të tillë, pasi është ende duke kërkuar në Itali për eshtrat e Ismail Qemalit”, tha dje Dako gjatë një takimi me banorët e zonës së Shkozetit.
Më shumë lexoni nesër te “Koha Jonë”
Më shumë lexoni nesër te “Koha Jonë”