Manjani: Rruga e vetme, sindromë diktature
Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi dje për mungesën e kandidatëve të Partisë Socialiste në debatet publike për njësitë vendore. Sekretari për Çështjet Ligjore në LSI, Ylli Manjani, u shpreh dje se filozofia e rrugës së vetme po bojkoton edhe median e lirë. Sipas tij, qëllimi i tyre është i qartë, mbyllja e gojës së medias duke u fshehur pas parimit të balancës politike. “Kështu e koncepton rolin e medias rruga e vetme. Heshtja, dhe braktisja janë sindroma diktaturash prej të cilave shqiptarët janë ndarë 20 vite më parë”, -tha Manjani. Ai shtoi se opozita po sillet si një forcë bllokuese. “Ka një braktisje të dukshme të debatit politik në media nga ana e kandidatëve të rrugës së vetme. Kjo braktisje, tregon në fakt se ata nuk kanë hyrë në zgjedhje si alternativë konkurruese, por si forcë bllokuese dhe dëmtuese të procesit të zgjedhjeve”, u shpreh dje përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Më shumë lexoni nesër te “Koha Jonë”
Më shumë lexoni nesër te “Koha Jonë”