Dako prezanton programin elektoral
Kandidati i Partise Socialiste per Bashkine e Durresit njekohesisht edhe kryetari aktual Vangjush Dako vijoi takimet e tij elektorale ne qytetin bregdetar. Kryebashkiaku zhvilloi nje seri takimesh dere me dere me banoret e lagjeve te ketij qyteti ku premtoi se vitin e ardhshme do te kryhet rikonstruksioni i plote i dy rrugeve te tjera ne kete zone.
Dako nenvizoi se projektet e realizuara deri me tani nuk kane sjelle vetekenaqesi ne punen e Bashkise por ato nxisin projekte te reja konkrete per kater vitet qe vine. Puna dhe vetem puna ne sherbim dhe ne interes te qytetareve eshte lajtmotivi yne. Puna por dhe besimi ne alternativen tone politike te PS-se dhe te aleateve te shumte te saj saj eshte e vetmja rruge per te vijuar ndryshimet e medha ne qytetin tone - u shpreh ai.
Kryebashkiaku Dako u takua edhe me disa nxenes banore te lagjes nr. 10 te cileve u premtoi ndertimin e nje fushe te vogel futbolli me fondet e Bashkise. Kryebashkiaku i garantoi se Bashkia nen drejtimin e tij do te mbaje te gjitha premtimet e bera edhe ne 4 vitet qe vine duke pasur ne themel filozofine e shnderrimit gjithnje e me shume te qytetit te Durresit ne Porten e Perendimit per Shqiperine dhe ne porten e mikpritjes per industrine e turizmit.