E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRESSH perplaset me ndertimoren

Ngritja e nje tende provizore nga te rinjte e Forumit Rinor Eurosocialist ka perplasur deputetet socialiste Sajmir Tahiri Besnik Bare e Eduard Shalsi me kreun e ndertimores per njesine nr.1 ne Tirane Adem Dollapi. Deputeti i PS-se Sajmir Tahiri u shpreh se kjo pengese vjen nga qellime politike pas sipas tij te rinjte e FRESSH kane edhe lejen perkatese per ngritjen e kesaj tende provizore qe nuk mund te quhet ndertim ashtu sic pretendon inspektoriati ndertimor.

Tensioni eshte rritur dhe palet jane perplasur edhe fizikisht. Kreu i ndertimores Adem Dollapi tha se per te ngritur kete tende me permbajtje metalike duhet leje ndertimi. Nuk behet fjale per nje tende te thjeshte por per nje ndertese per te cilin duhet leje ndertimi. Qe te ndertohet ky objekt duhet te kete nje projekt dhe lejen e ndertimit te dhene nga KRT-ja e Bashkise se Tiranes.

Nuk eshte cader elektorale por konstruksion metalik nuk lejojme ndertimet e paligjshme- tha Dollapi. Nderkohe deputeti i PS-se Eduard Shalsi i cili ishte gjithashtu i pranishem gjate kesaj perplasje tha se nuk eshte e nevojshme prania e policise pasi sipas tij konstruksioni e ka lejen e Bashkise se Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›