PDIU fushate ne Durres
Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet hapi fushaten e saj ne qytetin e Durresit ku prezantoi edhe kandidatet per anetare te keshillit bashkiak te ketij qyteti. Kryetari i PDIU-se Shpetim Idrizi i beri thirrje klases politike qe ti thote jo dhunes dhe te uli tensionet gjate ketyre zgjedhjeve ne respekt te interesave kombetare.
Idrizi tha se PDIU eshte per qytetarin dhe per te krijuar nje fuqi te re per te kushtezuar politiken e madhe qe ti kthehet interesit kombetar. Ju vete e keni vene re sesa shume dhune ka prodhuar e po prodhon kjo fushate. Kam droje se nese vazhdohet keshtu do te kete dhe me shume dhune. Pse Sepse partite e medha e shikojne keto zgjedhje si mundesia e fundit per ta asgjesuar rivalin politik.
Ne jemi kunder ekseseve qe prodhojne partite e medha - deklaroi Idrizi. Kreu i PDIU-se parashtroi programin e forces qe perfaqeson perpara zgjedhesve ne Durres duke deklaruar se Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet eshte parti kombetare ndersa deputeti tjeter cam Dashamir Tahiri iu beri thirrje te gjithe qytetareve durrsake qe ne zgjedhjet e 8 majit te zgjedhin Aleancen per Qytetarin dhe Partine Drejtesi Integrim dhe Unitet duke mbeshtetur kandidatin e koalicionit per Bashkine e Durresit Ferdinand Xhaferraj.
Te gjithe bashke te mbeshtesin Aleancen per Qytetarin PDIU-ne dhe Ferdinand Xhaferrajn ne zgjedhjet e 8 majit. Ne e duam Shqiperine Ne e duam amerine - tha Tahiri. Gjate prezantimit pershendeti edhe kandidati per kryetar i Bashkise se Durresit per Aleancen per Qytetarin Ferdinand Xhaferraj.