Dalai Lama: Tibetianet, te denuar me vdekje

“Tibetianet jane te denuar me vdekje”. Denoncimi eshte bere nga lideri shpirteror tibetian Dalai Lama, gjate nje fjalimi te mbajtur ne Tokio.
“Ky komb antik dhe trashegimia e tij kulturore po vdesin. Sot situata i ngjan nje pushtimi ushtarak.
Eshte njesoj si te jetonim nen ligjet ushtarake”, ka deklaruar Dalai Lama. Me tej lideri tibetian ka riafirmuar vendimin e tij per te mos udhehequr me ne menyre direkte levizjen per autonomine e Tibetit.