E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sokol Haxhia: "Ne Shqiperi po funksionon tregu i futbollit"

Tregu i futbollisteve shqiptar po fillon te funksionoje, dhe kjo pervec cilesive te futbollisteve, nje vlere te vecante ka dhe puna e agjenteve shqiptare te FIFA-s. Sokol Haxhia eshte njeri prej tyre, i cili gjate kesaj mekatoje vere ka realizuar gjashte transferime, kater transferime ne tregun nderkombetar: Klodian Duro te Omonia Nikosia, Isli Hidi e Blerim Rrustemi te Alki Larnaka (qe te tre ne Qipro) e Jahmir Hyken te Mainc 05 (Bundesliga 2), nje shume rekord prej 3.7 milione eurosh per tre vjet. "Eshte shuma me e madhe qe eshte paguar per nje transferim te nje lojtari shqiptar 20-vjecar jashte vendit", deklaroi Sokol Haxhia. Ne fakt, sipas tij, per Hyken kishte interesim te forte nga disa klube, keshtu qe edhe si menaxher i tij i ofroi kete shume Maincit per te blere kartonin e tij "Ajo qe me gezon, eshte fakti se po fillon te funksionoje edhe ne Shqiperi tregu i futbollisteve te menaxhuar nga agjentet e licencuar te FIFA-s", pohon Haxhia, i cili pasi realizoi transferimin e mbrojtesit te Kombetares, Andi Lila nga Besa te Tirana, se fundi nenshkroi edhe nje kontrate dyvjecare menaxhimi me sulmuesin e Tiranes, Migen Memelli, i cili me pare ka luajtur me Bran Bergenin ne Norvegji dhe Gais ne Suedi. "Tashme, lojtaret e ndjejne se te pasurit nje menaxher do te thote se ndihen me te mbrojtur. Kontrata legale te bashkefirmosura nga klubi, lojtari e menaxheri i tij, te depozituara ne Federaten Shqiptare te Futbollit dhe sipas standardeve te FIFA-s. Futbollistet tane jane njelloj te mbrojtur si Mesi i Barcelones apo Balak i Celsit nga problemet qe mund te lindin gjate rruges", shton nje nder 12 agjentet shqiptare te FIFA-s. Haxhia pranon se midis tyre nuk ekziston ndonje gare, se kush transferon me shume lojtare. "Puna jone nuk matet detyrimisht me numrin e lojtareve qe transferojme, por me seriozitetin tone. Nuk eshte nje profesion qe funksionon per nje vit apo dy, por per shume kohe. Ne rast se do te jesh i suksesshem duhet te kesh njohurite edhe agjencine tende e te bashkepunosh me te tilla", shpjegoi menaxheri shqiptar.

Transfertat

Haxhia ka realizuar 6 transferime, 4 transferime ne tregun nderkombetar: Klodian Duro te Omonia Nikosia, Isli Hidi e Blerim Rrustemi te Alki Larnaka (te tre ne Qipro) e Jahmir Hyken te Mainc 05 (Bundesliga 2), nje shume rekord prej 3.7 milione eurosh per tre vjet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›