E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalin foto të Mega, pasardhëse e MegaUpload

Gati para një viti uebsajti MegaUpload u mbyll nga SHBA, për shkak të thyerjeve të ligjit të piraterisë.

Krijuesi i saj Kim Dotcom u arrestua bashkë me pjesëtarë të tjerë të uebsajtit.

Gjatë kohës që të dyja palët ishin në gjyq, Dotcom lajmëroi planet e veta për të krijuar një shërbim të ri të quajtur Mega.

Dje ai postoi 3 foto në llogarinë e tij në Twitter nga uebsajti i ri.

Pamja i ngjason pak Megaupload dhe nga mënyra se si janë fotot, duket se Mega do të konkurrojë me SkyDrive dhe Dropbox. /PCWorld Albanian/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›