E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryengritësit në Siri mund të përdorin armë kimike

Qeveria e Sirisë tha se kryengritësit mund të përdorin armë kimike në luftën e tyre kundër forcave të presidentit Bashar al-Assad.

Ministria e Jashtme tha se kryengritësit “kanë marrë kontrollin e një fabrike të klorit toksik” në lindje të Aleppos.

Regjimi i Assadit ka përsëritur se “kurrë nuk do të përdorte armë kimike kundër popullit të vet”.

Megjithatë, të shtunën, sekretari i Jashtëm Britanisë, William Hague, tha se ka dëshmi se qeveria e Assadit po përgatitet që të përdorë stoqet e armëve kimike.

Ai nuk ka elaboruar më tej.

Ndërkohë, trupat siriane kanë vazhduar të luftojnë afër Damaskut kundër kryengritësve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›