Presidenti pakistanez vizitoi Malalan

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, e ka vizituar spitalin britanik ku po merr trajtimin mjekësor vajza pakistaneze 15 vjeçare, e cila u qëllua në kokë nga një taleban i armatosur.
Malala Yousafzai ëshët dërguar në Spitalin Mbretëresha Elizabeth në Birmingham, pasi u qëllua nga një distancë të afërt në një autobus shkollor në veriperëndim të Luginës Swat, në Pakistan, më 9 tetor.
Talebanët e sulmuan Malalan për shkak se kishte kritikuar grupin militant dhe se po promovonte të drejtat e vajzave për të vazhduar shkollën.
Zardari dhe vajza e tij, Asifa Bhutto, u takuan me mjekët që e trajtojnë Malalan dhe zhvilluan një takim pesë-minutësh me adoleshenten, babanë e saj dhe dy vëllezërit.
Malala ka pësuar thyerje të kafkës dhe nofullës gjatë sulmit, por është e thënë se shërimi është duke shkuar “mirë”.