Dalin fotot / Ja kush janë dy personat e arrestuar nga operacioni i SPAK në Durrës

Personat Fatjon Kalluci, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë dhe Embro Sulejmani, pronar i një biznesi në Durrës, të arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit të SPAK.
Kalluci dhe Sulejmani janë arrestuar në vrazhdën e hetimeve për AKSHI-n, pasi ka dyshime se janë të implikuar në dosje.
Në kuadër të këtij operacioni, janë ushtruar kontrolle në banesën e ish kreut të Policisë, Ilir Proda, i cili u mor më herët në pyetje nga SPAK, si dhe në banesën e drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
Ndaj Vlora Hysenit, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi me kërkesë të SPAK, si edhe gjithashtu e ka pezulluar nga detyra.
Masa ndaj Hysenit nuk është ekzekutuar pasi ndodhet jashtë vendit, ndërsa dyshohet për dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror
